Flash

Kjaer fiton çmimin Astori për ndihmën ndaj Eriksen: "Nëse sheh dicka të pazakontë duhet të veprosh shpejt"

Lapsi.al 12 April 2022
Kjaer fiton çmimin Astori për ndihmën ndaj Eriksen:

Pas dy muajsh ekzaktësisht, do të kalojë një vit nga Danimarkë-Finlandë e Euro 2020, një ndeshje që shënjoi jetën e Christian Eriksen. Nëse për ish-mesfushorin e Interit, tani te Brentford, ka akoma një jetë, kjo është edhe falë Simon Kjaer, një nga të parët që e ndihmoi në fushë pas kolapsit. Gjesti i mbrojtësit të Milanit i dhuroi atij çmimin Hall of Fame për futbollin italian kushtuar Astorit: "Më kujtohet Davide në fushë dhe padyshim fundi i tij tragjik, Pioli më ka folur shumë. Diçka që ende i trishton të gjithë dhe do të jetë kështu përgjithmonë. Për mua kjo është një mundësi për të nderuar emrin e tij."

Kjaer u kthye pastaj në atë pasdite të 12 qershorit: "Disa gjëra dhe disa momente të asaj dite do të mbeten përgjithmonë me mua. Megjithatë, duhet ta pranoj që e kam mbyllur atë kapitull dhe nuk dua të flas shumë për të. Por duke folur këtu, me mirënjohje për FIGC-in dhe për të treguar respektin tim për Davide Astorin dhe për të nderuar trashëgiminë e tij, këtë herë kam vendosur ta rihap këtë kapitull”.

Mbrojtësi danez, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim në kruciatin e gjurit të majtë, vijon: “Kur vrapoja në drejtim të Christian, nuk e kisha idenë, ashtu si asnjë nga shokët e skuadrës, se ai kishte pësuar infarkt. E vetmja gjë që mendoja ishte për ta arritur sa më shpejt të ishte e mundur dhe për ta ndihmuar. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Nëse shihni diçka të pazakontë, duhet të veproni dhe duhet ta bëni atë shpejt."

Kjaer foli edhe për Serie A: "Këtu ndihem si në shtëpinë time. Ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet: mbaj mend që shumë vite më parë, kur isha ende duke luajtur në Palermo, i thashë menaxherit tim se do të kisha dashur ta bëja te Milan. Ende kam shumë ëndrra dhe objektiva, por më e madhja nga të gjitha është të fitoj titullin me Milanin”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI