Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Hetimi i plusvalencave, tronditet Juve e Napoli: 12 muaj përjashtim për Agnellin, 11 për De Laurentiis

Lapsi.al 12 April 2022
Hetimi i plusvalencave, tronditet Juve e Napoli: 12 muaj përjashtim

Procesi sportiv për fitimet kapitale në futboll ka nisur tashmë me seancën e parë: Gjykata Kombëtare Federale e FIGC, e kryesuar nga Carlo Sica, duhet të shprehë mendimin e saj për pozicionin e njëmbëdhjetë klubeve dhe 61 drejtuesve të akuzuar për shkelje të supozuara administrative. Ndër shoqëritë e përfshira në këtë rast, pesë janë nga Serie A: Juventus, Sampdoria, Napoli, Genoa dhe Empoli. Prokuroria kërkoi, përveç gjobave për bardhezinjtë (800,000 euro) dhe napolitanët (329,000 euro), 12 muaj ndalim për Andrea Agnellin dhe 11 muaj e 5 ditë për Aurelio De Laurentiis. Ekipet e tjera të përfshira janë Pro Vercelli, Parma, Pisa, Empoli, Chievo Verona, Novara dhe Pescara.

KËRKESAT E AKUZËS

Juventus: 800,000 € gjobë plus 12 muaj pezullim për presidentin Andrea Agnelli, 16 për Fabio Paratici (ish-drejtor), 8 për Pavel Nedved (zv/president) dhe Maurizio Arrivabene (Shef Ekzekutiv).

Napoli: gjobë prej 329,000 euro plus 11 muaj e 5 ditë ndalim për presidentin Aurelio De Laurentiis, 6 muaj e 10 ditë për gruan e tij Jacquelin (zv/presidente), djalin Edoardo (zv/president) dhe vajzën Valentina, si dhe 9 muaj e 15 ditë për Andrea Chiavelli (administrator i deleguar).

Genoa: 320,000 € gjobë, plus 6 muaj e 10 ditë ndalim për Enrico Preziosin (president) dhe Giovanni Blondet, 10 muaj e 15 ditë për Alessandro Zarbano, 6 muaj e 10 ditë për Diodato Abagnara.

Sampdoria: 195,000 € gjobë, plus 12 muaj për Massimo Ferreron, 8 muaj e 20 ditë për Massimo Tenca, 7 muaj për Antonio Romei, 8 muaj për Paolo Repetto, Gianluca Tognozzi, Giovanni Invernizzi, Paolo Fiorentino, 6 muaj dhe 20 ditë për Giuseppe Profiti, Enrico Castanini, Gianluca Vidal, Adolfo Praga.

Empoli: 42,000 euro gjobë, plus 11 muaj e 15 ditë për Fabrizio Corsi, 11 muaj e 25 ditë për Francesco Ghelfi, 7 muaj e 20 ditë për Rebecca Corsi, 6 muaj e 10 ditë për Pietro Zaccari.

Pisa: 90,000 € gjobë, plus 7 muaj e 10 ditë për Giovanni Corrado, 10 muaj për Giuseppe Corrado, 6 muaj e 20 ditë për Raffaella Viscardi, 6 muaj e 10 ditë për Julie Michelle Harper, Alexander Knaster, Marco Lippi, 6 muaj për Mirco Paletti, Giovanni Polvani, Stuart Grant Thompson, Stephen Gaucci.

Parma: 338,000 € gjobë, plus 14 muaj e 5 ditë për Luca Carra, 6 muaj e 20 ditë për Marco Ferrari, 10 muaj e 15 ditë për Pietro Pizzarotti, 7 muaj e 10 ditë për Giacomo Malmesi, 6 muaj e 10 ditë për Paolo Piva dhe 6 muaj e 20 ditë për Marco Tarantinon.

Chievo: 3000 € gjobë, plus 10 muaj për Giuseppe Campedelli dhe 10 muaj e 5 ditë për Luca Campedelli.

Pro Vercelli: 23,000 € gjobë plus 9 muaj për Franco Smerieri, 9 muaj e 20 ditë për Anita Angiolinin dhe 9 muaj për Paolo Pinciroli.

Pescara: 125,000 € gjobë plus 12 muaj e 20 ditë për Daniele Sebastiani, 7 muaj e 20 ditë për Gabriele Bankowski dhe 8 muaj për Roberto Druda.

Novara: 8000 euro gjobë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI