Flash

Benfica nuk i prish aspak 'gjumin' Klopp: "Ky është Liverpool-i më i fortë që kam drejtuar"

Lapsi.al 12 April 2022
Benfica nuk i prish aspak 'gjumin' Klopp: "Ky është

“Ky është Liverpool-i më i fortë që kam pasur ndonjëherë që kur kam ardhur këtu”. Në prag të rikthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve në Anfield kundër Benfica-s, Jurgen Klopp e mban lart përqendrimin e Reds: “Jemi në 3-1 në pjesën e parë, që është e barabartë me një 2-0 – tha tekniku gjerman -. Mendoj se është një bazë e mirë për ta nisur, por nëse shënojnë gol, gjithçka ndryshon. Ashtu si me Interin. Në ndeshjen e javës së kaluar ne ishim në kontroll, më pas Benfica shënoi dhe gjithçka ndryshoi. Duhet të jemi të sigurt që t'i bëjmë kundërshtarët tanë të kuptojnë se nuk do t'i lëmë asgjë rastësisë dhe se do të jemi të këqij, në aspektin sportiv”.

Gjysmëfinalja e FA Cup përsëri kundër City-t nuk do të ndikojë në formacionin për ndeshjen kundër Benfica-s - shpjegoi Klopp - por ndeshja e fundjavës kundër tyre ndikon. Me sa di unë nuk ka lëndime, por duhet të vlerësojmë gjendjen e secilit lojtar”.

Trajneri gjerman foli edhe për angazhimet nga tani deri në fund të sezonit: “Nuk mund të mendosh të fitosh të 4 trofetë e sezonit, tani e vetmja gjë që mendoj është ndeshja kundër portugezëve. Të shtunën do të përballemi me City-n në FA Cup, më pas me United dhe Everton në kampionat dhe ndoshta një gjysmëfinale Championsi. Pavarësisht një kalendari të tillë, na e kanë caktuar ndeshjen kundër Neëcastle të shtunën më 30 prill në orën 13:30, sepse njerëzit duan të na shohin në TV tani që jemi në formë, por mua sinqerisht nuk më intereson fare”.

ALISSON: "LIVERPOOLI MË I FORTË? NËSE E THOTË KLOPP..."

"Liverpool-i më i fortë i 4 viteve të fundit? Nëse e ka thënë Klopp... Skuadra ka cilësi të shkëlqyera, kur fituam Champions League ne bëmë shumë mirë. Është e vështirë të thuhet, por nëse e tha trajneri, duhet të jetë e vërteta". Në konferencën për shtyp, me trajnerin gjerman, ka qenë edhe portieri brazilian, Alisson, i cili menjëherë tregon se e ka të qartë objektivin: “Ne kemi dëshirën për të fituar Champions League - filloi ai - E dimë që për të arritur në fund duhet të mposhtim portugezët nesër. Qasja ndaj ndeshjes do të jetë optimale, do të kemi respekt ndaj kundërshtarit, por do të japim 100%”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI