Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Në Madrid për të fituar, do të jetë ndryshe nga e para": Guardiola i sigurtë, nuk ka më 5-5-0 nga Atletico

Lapsi.al 12 April 2022
"Në Madrid për të fituar, do të jetë ndryshe nga e

I fortë në 1-0 e marrë në Etihad dhe një dominim për të gjitha 90 minutat, Manchester City është favoriti i madh ndaj Atleticos për kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Ne do të shkojmë në Madrid për të fituar – tha Pep Guardiola në konferencën për shtyp –. Pres një ndeshje ndryshe nga ajo shtatë ditë më parë. Ata do të luajnë në shtëpi, përballë publikut të tyre dhe në ndeshjet me eliminim direkt, ky është një faktor që i ka dhënë gjithmonë një shtysë të madhe Colchoneros edhe kur ata luanin në 'Calderon'. Pres një intensitet të madh dhe nëse pësojmë një gol do të bëjmë gjithçka për të shënuar edhe ne”.

Në frontin e dëmtimeve, lajmi i mirë është rikuperimi i Ruben Dias, i cili megjithatë nuk do të jetë në fushë nga minuta e parë. "Ekipi është i gjithi në dispozicion duke përfshirë Ruben Dias, i cili megjithatë nuk do të jetë në gjendje të jetë titullar nesër, pasi ai ka vetëm një seancë stërvitore me grupin në këmbët e tij pas gjashtë javësh pushim. Të flasësh për aktivizimin e tij aktualisht është e parakohshme, por fakti që është rikthyer me ekipin do të thotë se puna e bërë ka qenë korrekte. Të gjithë do të jenë të rëndësishëm në këtë fund të sezonit, përfshirë edhe Ruben”.

Elozhe të mëdha për Ederson. “Ai është një i çmendur. Ndonjëherë mendoj se nuk ndjen asgjë. Ai pëson një gol dhe qëndron i qetë, bën pritjen e jetës dhe asgjë nuk ndryshon. Është gjithmonë i qëndrueshëm dhe i qetë. Një aftësi e shkëlqyer për një portier”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI