Flash

Iu gjetën 114 kg kokainë në kamion, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Francë

Lapsi.al 21 November 2026

Iu gjetën 114 kg kokainë në kamion, arrestohet 50-vjeçari

Një shofer shqiptar është arrestuar nga autoritetet franceze, pasi gjatë kontrollit të kamionit që drejtonte u zbuluan mbi 114 kilogramë kokainë të fshehura në një pjesë të automjetit. Operacioni u zhvillua gjatë natës mes 18 dhe 19 nëntorit, në pikën e pagesës së autostradës në Arles. Sipas mediave franceze, doganierët ndaluan pak pas mesnatës një kamion me targa italiane, i cili transportonte kryesisht produkte ushqimore për një rrjet të madh tregtar. Gjatë kontrollit, autoritetet zbuluan 114.6 kilogramë kokainë të fshehura në mbajtësen e bobinave, një strukturë që shërben për stabilizimin e ngarkesës.

Në pranga përfundoi drejtuesi 50-vjeçar i kamionit, i cili iu dorëzua Zyrës Kundër Trafikut të Narkotikëve (OFAST) në Marsejë. Gjatë marrjes në pyetje, shqiptari mohoi çdo lidhje me drogën, duke deklaruar se nuk kishte dijeni për praninë e saj në automjet dhe se ajo ishte vendosur aty pa miratimin e tij. Sipas raportimeve, 50-vjeçari nuk ka precedentë penalë në Francë. Ai është lënë në paraburgim dhe pritet të paraqitet më 24 nëntor para Gjykatës së Tarasconit, ku do të përballet me akuzat për mbajtje, transport dhe importim të lëndëve narkotike, si dhe shkelje të legjislacionit doganor.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI