Flash

Dy milionë eurot që fundosën Blatter e Platini: proçesi gjyqësor nis në qershor, rrezikojnë deri në 5 vjet burg

Lapsi.al 13 April 2022
Dy milionë eurot që fundosën  Blatter e Platini: proçesi

Procesi i ish-presidentëve të FIFA-s dhe UEFA-s, Joseph Blatter dhe Michel Platini, të akuzuar për mashtrim dhe krime të tjera, do të hapet më 8 qershor në Zvicër. Kështu ka vendosur gjykata federale e Bellinzonës, duke specifikuar se gjyqi duhet të mbyllet brenda datës 22 qershor.

Sipas akuzës, pagesa prej 2 milionë dollarësh që FIFA bëri në favor të Platinisë në vitin 2011, zyrtarisht si prapambetje për një sërë konsultimesh në periudhën 1998-2002, “gërryen asetet e federatës botërore të futbollit dhe pasuruan ilegalisht” ish-playmakerin e Juventusit dhe kombëtares franceze. 86-vjeçari Blatter dhe 66-vjeçari Platini ishin tërhequr nga postet e tyre përkatëse pas skandalit. Blatter u akuzua për mashtrim, përvetësim të fondeve të FIFA-s dhe keqmenaxhim, si dhe falsifikim të një dokumenti. Platini u akuzua për mashtrim, përvetësim, falsifikim dhe bashkëpunim në keqmenaxhimin e Blatter.

Të dy këmbëngulën që në fillim të hetimeve se kishin vendosur gojarisht një pagë vjetore prej një milion frangash zvicerane për punën e këshilltarit, para se financat e FIFA-s në atë kohë të lejonin pagesën e Platinisë, duke deklaruar më pas se thjesht kishin paguar një detyrim të vonuar. Ligji zviceran dënon mashtrimin e thjeshtë me pesë vjet burgim "ose gjobë". Të dy vështirë se do të shkojnë në burg, por sigurisht që nuk do të ketë më hapësirë për ta në botën e futbollit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI