Flash

Bellingham, një nga talentet më të mëdhenj të Europës e pranon: "Nuk kam qenë kurrë i interesuar për futbollin"

Lapsi.al 13 April 2022
Bellingham, një nga talentet më të mëdhenj të

Jude Bellingham, pas transferimit të tij nga Birmingham City te Borussia Dortmund në verën e vitit 2020, ka pasur një rritje të jashtëzakonshme dhe tashmë është një nga talentet më të kërkuar nga klubet e mëdha. Paraqitjet e tij brilante, si në Gjermani ashtu edhe për kombëtaren, kanë tërhequr vëmendjen e elitës evropiane, përfshirë edhe Real Madridin. E të mendosh se 18-vjeçari nuk ishte i interesuar për futbollin.

Bellingham, në serinë e fundit të përmbajtjes The England Football Teams & Xbox, ka folur për fazat e hershme të karrierës së tij dhe pranon se ai iu afrua botës së futbollit vetëm falë babait të tij Mark, lojtari i tij i preferuar. Mark, në fakt, ka pasur një karrierë të suksesshme si sulmues në një non-League, një seri më poshtë se English Football League që përfaqëson, bashkë me Premier League, katër divizionet kryesore.

Mark Bellingham ishte bërë heroi i Jude dhe ky i fundit gradualisht u apasionua pas futbollit: “Nuk kam qenë kurrë shumë i interesuar për futbollin. Ishte diçka në të cilën më tërhoqën. Babai im ishte një lojtar i non-League dhe unë isha një tifoz i madh i tij. Babai ishte heroi im. Në atë kohë ishte Rooney dhe Robin van Persie ishin shumë të mirë, por për mua babai im ishte numri një”.

Gjatë intervistës, 18-vjeçari nuk flet vetëm për të shkuarën, por edhe për të ardhmen dhe synimet e tij. Ëndrra është të fitoj Kupën e Botës me Anglinë: “Si fëmijë kam ëndërruar gjithmonë të luaj për Anglinë. Unë dua të fitoj Kupën e Botës dhe të sjell pak gëzim në vend", tha Bellingham, i cili ka bërë tashmë 12 paraqitje për Anglinë dhe ishte pjesë e skuadrës së Euro 2020. Lojtari mund të zgjidhet sërish nga Gareth Southgate për udhëtimin në Katar, ku Tre Luanët do të përballen me Iranin, Shtetet e Bashkuara dhe Skocinë, Uellsin ose Ukrainën në fazën e grupeve.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI