Flash

"Kuptohet situata e sikletshme, është mundi i gjithë vitit": Plori ende pa fitore, por çon Vllazninë në finale

Lapsi.al 13 April 2022
"Kuptohet situata e sikletshme, është mundi i gjithë

“Të them të drejtën është moment i veçantë si për mua, edhe për trajnerin Mehmeti, kuptohet situata e sikletshme. Se është mundi i gjithë vitit, duke filluar nga presidentët e deri te ne. Kuptohet se si funksionon futbolli në Shqipëri se kush nuk del në Europë nuk ka shumë mundësi financiare ndaj trysnia ka qenë ë madhe". Elvis Plori është krejtësisht i lehtësuar tashmë, pas arritjes së finales së Kupës së Shqipërisë nga Vllaznia e tij dhe i lejon vetes edhe një lloj reflektimi mbi atë që përjetoi ai dhe tekniku i Partizanit Dritan Mehmeti në këtë përballje gjysëmfinale. Dy teknikët kanë luftuar me njëri-tjetrin edhe për ngjitjen në Superiore pak vite më parë (Mehmeti me Korabin e Plori me Kastriotin): "Duhet të përgëzoj edhe Tanin për punën që ka bërë, do të kisha edhe unë atë gjendje nëse do të ishte ai këtu".

Finalja është arritur, por puna nuk ka përfunduar, ndonëse Plori ndjen qetësinë e kalimit në aktin e fundit, pavarësisht se deri tani në pankinën kuqeblu, që kur ka zëvendësuar Brdaric, nuk ka marrë ende fitoren e parë: "Mund të quhet pikë kthese, por skuadra me përjashtim të ndeshjes së Egnatias nuk është se ka bërë futboll të keq. Edhe në Tiranë me Partizanin nuk kemi bërë keq, por na mungoi entuziazmi. Edhe ndeshja me Kastriotin për 70 minuta nuk ishte e keqe, e kam analizuar dhe mund ta fitonim. Kjo ndeshje na ndihmon ne nga ana psikologjike dhe lojtarët, na entuziazmon më tepër të shkojmë me bindje e kjo situatë të na rrisë besimin në skuadër”, përfundoi Plori.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI