Flash

"U shërova": Van Gaal njofton triumfin mbi kancerin, ardhja e Koeman tani mbetet mister

Lapsi.al 14 April 2022
"U shërova": Van Gaal njofton triumfin mbi kancerin, ardhja e

Pas dy vitesh beteje dhe gjashtë muajsh, shumë të gjatë, pritjeje, Louis Van Gaal buzëqesh sërish: “Trajtimi që bëra funksionoi, më në fund jam shëruar”, tha trajneri i Holandës, i cili prej disa kohësh po përpiqej të mposhtte kancerin e prostatës: "Sapo mbarova ciklin e trajtimeve, mu desh të prisja gjashtë muaj për të parë nëse funksionoi. Tani, zyrtarisht mund të them që shkoi mirë", tha tekniku 70-vjeçar për agjencinë holandeze të lajmeve ANP.

Trajneri i Orange, i rikthyer në pankinën e Holandës pas eksperiencës së tij në periudhën dyvjeçare 2012-2014 dhe që do të udhëheqë ekipin e tulipanëve deri në Kupën e Botës në Katar (duke filluar nga viti 2023 Ronald Koeman duhet të zërë vendin e tij), kishte thënë në të kaluarën se i ishte nënshtruar njëzet e pesë seancave radioterapie: "Nuk e kam ndaluar kurrë punën - shpjegoi ai - shkoja në spital natën edhe kur isha në grumbullim me ekipin. Megjithatë, nuk doja që lojtarët e mi ta dinin. se isha i sëmurë: situata ime mund të kishte ndikuar tek ata”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI