Flash

"Sherri? Nuk pashë asgjë": Simeone e Guardiola bëjnë të paditurin: "Nuk dua të flas"

Lapsi.al 14 April 2022
"Sherri? Nuk pashë asgjë": Simeone e Guardiola

I gjithë tensioni mbeti në fushë. Pas ndeshjes Pep Guardiola dhe Diego Simeone kanë tentuar të zbusin tensionin. "Atletico - komentoi Guardiola me qetësi - luajti me shumë energji, në pjesën e dytë ata madje bënë më mirë se ne. Jemi në gjysmëfinale dhe është një rezultat i mrekullueshëm për ne, mendoj se e merituam në 180' dhe treguam karakter në një fushë të vështirë. Nuk kam asgjë për të thënë për tensionet në fund të ndeshjes. Ata të fortë? Nuk mendoj se ka shumë për të thënë për Foden... Nuk mund të luash gjithmonë për të shënuar pesë gola për ndeshje, jemi qenie njerëzore dhe erdhëm nga ndeshja kundër Liverpool, po luanim kundër kampionëve të Spanjës dhe ata përdorën shumë energji në fushë. Në pjesën e dytë ata luajtën më mirë se ne, që ishim edhe me shumë fat që nuk pësuam gol”.

SIMEONE NUK KOMENTON, POR...— E njëjta linjë edhe për Cholo Simeonen. "Nuk pashë asgjë, qëndrova në fushë për të komplimentuar City-n. Isha aq larg nga Felipe te kartoni i kuq sa nuk di të vlerësoj mirë. Duartrokitje ironike për pankinën e tyre? Mos bëjmë shaka. Po duartrokisja tifozët tanë". Në fund, megjithatë, një thumb për Guardiolan nuk mungon: "Është e qartë për mua që ne jemi krenarë se kush jemi dhe si konkurrojmë. Më pëlqen të shoh kundërshtarët tanë të festojnë në bilbilin e fundit, edhe nwse luajnë pak a shumë mirë. Në fund, e rëndësishme është të fitosh. E kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Guardiola? Kushdo që ka një artikulim të shkëlqyer mund t'ju lavdërojë me përbuzje. Ne ndoshta kemi më pak fjalor, por nuk jemi budallenj".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI