Flash

'El Coloso' nuk i përballoi dot plagët: ish-ylli kolumbian humb jetën në spital, pas aksidentit automobilistik

Lapsi.al 14 April 2022
'El Coloso' nuk i përballoi dot plagët: ish-ylli kolumbian
Ish-futbollisti i Napolit dhe Real Madrid, Freddy Rincon, nuk ia doli. Ai humbi jetën në Kolumbi, ku ishte shtruar në spital prej tre ditësh, në terapi intensive, pasi ishte viktimë e një aksidenti të rëndë automobilistik në Calì. Lajmin e hidhur e kanë dhënë mediat vendase. Rincon, kishte bërë 28 paraqitje për fanellën e Napolit në sezonin 1994-1995, duke shënuar 7 gola, përpara se të transferohej në Madrid. Ishte gjithashtu një shtyllë e kombëtares së Kolumbisë. I mbiquajtur "El Coloso" ("kolosi"), Rincon ishte një nga yjet e ekipit kombëtar kolumbian gjatë Kupës së Botës 1990 në Itali dhe ishte pjesë e gjeneratës së artë kolumbiane që u kualifikua për tre Kupa Botërore radhazi (1990, 1994 dhe 1998). Ai ka luajtur jo vetëm për Real Madridin dhe Napolin, por edhe për Palmeiras dhe Corinthians (Brazil) dhe America de Cali (Kolumbi). Ngushëllimet e Real Madrid ishin të menjëhershme përmes kanaleve të tyre sociale. Klubi Blancos, shkruan se i bashkohet dhimbjes së familjes Rincon për vdekjen e të dashurit Freddy, futbollist i merengues në sezonin 95/96.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI