Flash

Zyrtare/ Ukraina do të kthehet në fushë për një vend në Katar: FIFA cakton datën për sfidën me Skocinë

Lapsi.al 14 April 2022
Zyrtare/ Ukraina do të kthehet në fushë për një vend

Apelit të pjesëmarrësve në Botërorin Katar 2022 i mungojnë ende tre skuadra dhe njëra prej tyre pritet nga Europa. Gjysmëfinalja e playoff-it mes Skocisë dhe Ukrainës, e shtyrë për shkak të bombardimeve ruse në territorin ukrainas, do të luhet dhe, tashmë, ka një datë të treguar zyrtarisht nga FIFA: 1 qershor 2022 në Hampden Park, Edinburgh. Fituesi i sfidës do të përballet me Uellsin në finale, që do të luhet më 5 qershor.

FIFA ka fiksuar datat për playoff-et kualifikuese europiane për Kupën e Botës në Katar ku përfshihet edhe Ukraina. Skoci-Ukrainë do të luhet më 1 qershor dhe fituesit do të përballen me Uellsin më 5 qershor në finalen për vendin e vetëm të mbetur evropian, në eventin e planifikuar për në fund të vitit.

FIFA ka dashur të falënderojë "të gjitha palët e përfshira, për frymën e fortë të solidaritetit dhe bashkëpunimit, që çoi në këtë vendim unanim, me përshtatjen e kalendarit të Ligës së Kombeve, falë bashkëpunimit të UEFA-s". Ndeshja mes skocezëve dhe ukrainasve duhej të zhvillohej më 24 mars në Hampden Park në Glasgow, por ishte shtyrë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI