Flash

"Merkato e lojtarëve shpëtoi": Juventus e Napoli fituan çështjen, rrëzohen akuzat e Prokurorisë

Lapsi.al 16 April 2022
"Merkato e lojtarëve shpëtoi": Juventus e Napoli fituan

Janë liruar nga akuzat, duke u shpallur të pafajshëm, të gjithë drejtuesit dhe shoqëritë e hetuara nga Prokuroria Federale, në kuadër të cështjes për fitimet kapitale. Ndër kërkesat e prokurorit Giuseppe Chiné ishte edhe një pezullim për 12 muaj për presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli dhe 11 muaj për presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, si dhe një sërë gjobash për klubet.

Asnjë koment nga Juve, në pritje të arsyeve, pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Federale Kombëtare të FIGC për të shfajësuar të gjithë subjektet dhe shoqëritë e referuara nga Prokuroria Federale si pjesë e hetimit për fitimet kapitale. Megjithatë, nga ambjenti bardhezi filton një kënaqësi e madhe. “Merkato e transferimeve shpëtoi – komentoi Mattia Grassani, avokati i Napolit – Vendimi i gjykatës federale konfirmoi se operacioni Osimhen ishte absolutisht i qartë”.

Prokurori federal i FIGC kishte kërkuar 16 muaj e 10 ditë ndalim për Fabio Paraticin, në kohën e fakteve drejtori sportiv i Juventusit dhe sot te Tottenham, dhe 12 muaj ndalim për presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli. Për Pavel Nedved dhe Maurizio Arrivabene, përkatësisht zëvendëspresident dhe CEO i Juves, ishte kërkuar 8 muaj ndalim. Për Drejtorin Sportiv të Juventus Federico Cherubini ishte kërkuar 6 muaj e 20 ditë. Ndaj Juventusit, kërkesa e gjobës kapte shifrën e 800 mijë eurove.

“Teorema e prokurorit federal nuk ka kaluar dhe pasoja është se klubet ishin, janë dhe do të mbeten të lira t'u atribuojnë lojtarëve të shitur vlerësimet e tregut që konsiderohen më të përshtatshme, duke marrë parasysh momentin, gatishmërinë për të investuar dhe gjithashtu për të marrë përsipër rrezikun e biznesit - vazhdoi Grassani, avokati i Napolit - Për sa i përket Napolit dhe operacionit Osimhen, edhe referimi u duk i sforcuar - shtoi ai - ndërsa vendimi i gjykatës federale konfirmoi se operacioni ishte i pastër kristal. Në fund të fundit, duke argumentuar se një lojtar i atij kalibri mund të vlente 20 milionë më pak, por edhe 20 milionë më shumë se kuotimi i Lille, nënkuptonte shtrembërimin e pazareve të lira të klubit francez, i cili, siç ndodh shpesh në këtë lloj situate, shkakton gjithashtu një ankand të vërtetë në rritje, padyshim siç ndodh këto ditë me Botman”.

Për Napolin, prokuroria kishte kërkuar gjobë prej 329 mijë eurosh, përveç 11 muaj e 5 ditë pezullim për presidentin Aurelio De Laurentiis, 6 muaj e 10 ditë për gruan e tij Jacquelin (nënpresident), djalin Edoardo (nënpresident) dhe vajzën Valentina, si dhe 9 muaj e 15 ditë për Andrea Chiavelli (Administrator i Deleguar).

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI