Flash

Ten Hag merr vendimin e parë si trajneri i Manchester United: "CR7, i lirë të largohet"

Lapsi.al 16 April 2022
Ten Hag merr vendimin e parë si trajneri i Manchester United: "CR7, i

Aventura e dytë e Cristiano Ronaldos te Manchester United mund të përfundojë pas vetëm një sezoni. Sipas zërave që vijnë nga Anglia, në fakt, trajneri i ardhshëm i Djajve të Kuq, Erik ten Hag, i ka dhënë dritën jeshile largimit të portugezit. Trajneri holandez i Ajax, nuk e konsideron CR7 të përshtatshëm për stilin e lojës së skuadrës së tij, përvec se ka një “status” të paprekshëm, që nuk i përshtatet filozofisë së tij për dhomën e zhveshjes.

Prej disa kohësh tashmë, marrëdhëniet mes Cristiano Ronaldos dhe United nuk kanë qenë idilike, sidomos për shkak të tensionit të lartë me Rangnick, fajtor, sipas sulmuesit, se nuk i ka dhënë vlerë cilësive të tij, duke i dhënë më pak hapësirë seç dëshironte. Gjithashtu, për këtë arsye, Ronaldo është takuar tashmë me menaxherin e tij Jorge Mendes për të planifikuar një destinacion të ri. Flitet për kalimin e tij të mundshëme te PSG ose një rikthim sugjestionues te Real Madrid, pa hedhur poshtë hipotezën e MLS dhe atë "romantike" të mbylljes së karrierës me Sporting Lisbonë.

Fakti është se lamtumira e Torinos nuk i dha rezultatet e shpresuara fenomenit nga Funchal, i cili në moshën 37-vjeçare do ta mbyllë sezonin duarbosh.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI