Flash

FOTO/ Thiago Motta pendohet që largoi Manajn: zëvendësuesi vetëm 10 minuta në fushë për arsyen e pabesueshme

Lapsi.al 16 April 2022
FOTO/ Thiago Motta pendohet që largoi Manajn: zëvendësuesi

Ndeshja M'Bala Nzola kundër Interit zgjati vetëm dhjetë minuta, disa prej të cilave nuk u kaluan as në fushë, e kjo për një arsye të pabesueshme. Sulmuesit të Spezias, i cili hyri në fushë pas një çerekore të pjesës së dytë në vend të Manaj, iu kërkua menjëherë nga arbitri Maresca të hiqte vathin (të mbuluar me ngjitës) që mbante në veshin e majtë, duke qenë se sipas rregullores "të gjitha llojet e aksesorëve të bizhuterive janë të ndaluara dhe duhet të hiqen. Përdorimi i shiritit ngjitës për t'i mbuluar ato nuk lejohet". Problemi është se Nzola pas disa tentativave nuk ka mundur ta heqë vathin, as me ndihmën e stafit mjekësor.

Në atë moment Thiago Motta, i tërbuar nga ajo që kishte ndodhur dhe i paduruar për kohën që po kalonte me skuadrën me dhjetë lojtarë kundër njëmbëdhjetë kundërshtarëve, vendosi ta zëvendësonte me Antiste, i cili hyri në minutën e 70 si ndryshimi i pestë dhe i fundit për ligurët. Trajneri italo-brazilian pas ndeshjes ka dribluar rastin: “Nuk dua të flas për individët, tifozët duartrokitën të gjithë ekipin sepse e dinë se po japin gjithçka”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI