Flash

Bayern u eliminua nga Champions, Nagelsmann rrezikon jetën: "Kam marrë 450 kërcënime për vdekje"

Lapsi.al 16 April 2022
Bayern u eliminua nga Champions, Nagelsmann rrezikon jetën: "Kam

Pas eliminimit të bujshëm nga Villarreal në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, trajneri i Bayern Mynih, Julian Nagelsmann, është vënë në qendër të vëmendjes së tifozëve bavarezë. Nagelsmann zbuloi se ai kishte qenë subjekt i mijëra fyerjeve në mediat sociale dhe qindra kërcënimeve me vdekje, me abuzime që arritën deri edhe te nëna e tij. “Unë i menaxhoj mirë kritikat dhe presionet – komentoi tekniku i Bayern Mynih – por cështja është ndryshe kur bëhet fjalë për 450 kërcënime me vdekje”.

"Fyerjet janë në rendin e ditës, pa dallim nëse skuadra ime fiton apo humbet - vazhdoi Nagelsmann - por zakonisht nuk lexoj as mesazhet private, vetëm reshtin e para-afishimit dhe i fshij ato. Ka njerëz që duan të më heqin qafe për shkak të eliminimit, por fakti që përfshijnë në këtë cështje edhe mamanë që nuk ka lidhje me futbollin dhe Bayern nuk më pëlqen fare. Por është e kotë të luftojmë, do të ishte humbje kohe, më mirë t'i injoroj edhe pse ndoshta njerëzit duhet të mendohen pak përpara se të shkruajnë disa gjëra”.

Për të ardhmen, Julian Nagelsmann i ka idetë e qarta: "Ndërkohë dua të fitoj Bundesligën me Bayern dhe më pas do të planifikoj se si të bëj më mirë sezonin e ardhshëm. Dua që njerëzit të më vlerësojnë për atë që jam dhe jo sepse jam trajner i Bayern/ Pastaj e di që dikush nuk është i bindur, por nuk ka problem. Unë duhet t'i provoj diçka vetëm vetes time".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI