Flash

Mposhti Spezian, Inzaghi lartëson Interin: "Fitore maturie e qartësie, tre pikë të rëndësishme"

Lapsi.al 16 April 2022
Mposhti Spezian, Inzaghi lartëson Interin: "Fitore maturie e

Simone Inzaghi është shprehur i kënaqur pas fitores 1-3 me Spezian. "Mendoj se ishte një fitore pjekurie dhe qartësie. E dinim se nuk do të ishte një ndeshje e lehtë dhe bëmë një pjesë të parë disi të bllokuar - shpjegoi trajneri i Interit - Ndoshta dhjetë minutat e pjesës së dytë nuk më pëlqyen dhe lejuam shumë. Por morëm një fitore të rëndësishme për ecurinë tonë". "Pas një kohe të gjatë e kisha të gjithë skuadrën në dispozicion, mund të zgjidhja - shpjegoi trajneri i zikaltërve - e nisën dy lojtarë dhe më pas i ndryshova, kisha edhe Caicedon në pankinë që meriton hapësirë".

"Ne na pëlqen të luajmë vertikalisht, kemi krijuar shumë në tre ndeshjet e fundit që kemi fituar - vazhdoi ai -. Edhe kur nuk kemi arritur të fitojmë kemi krijuar shumë raste. Kemi fituar tre ndeshjet e fundit, është normale të kemi besim”. Sa i përket zëvendësimeve që vendosën ndeshjen, Inzaghi i ka të qarta idetë. "Mendoj se të gjithë sulmuesit në skuadër janë të përshtatshëm me njëri-tjetrin - vazhdoi Inzaghi -. Dzeko e Lautaro kanë luajtur së bashku për një kohë të gjatë. Correa kishte bërë mirë në fillim. Herë pas here do të kërkoj dyshen më funksionale. Sanchez dhe Lautaro bënë shumë mirë, por edhe Dzeko dhe Correa bënë shumë mirë për 60 minuta”.

Më pas disa fjalë për Gosensin, D'Ambrosion dhe sulmin e mundshëm që do të luajë në derbin e Kupës së Italisë. "Gosens? Edhe sot mund të ishte momenti i tij, në muajin e parë duhej të punonte - shpjegoi Inzaghi -. Mund të luante, por më pas zgjodha situata të tjera. Robin po punon shumë mirë, ashtu si edhe Caicedo. Ata po na japin një dorë të madhe, do të vijë edhe koha e tyre. D'Ambrosio nuk ka gabuar asnjë ndeshje kur është thërritur në cështje - shtoi ai -. E di që mund të mbështetem tek ai, është shumë e rëndësishme. Sulmi në derbi? Është herët. Mungojnë tre seanca të rëndësishme stërvitore dhe më duhet të përpiqem të bëj vlerësimet – përfundoi tekniku, do të ketë vend për të gjithë”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI