Flash

“Nuk kemi pse mërzitemi se humbëm nga Tirana”: Ramadani 'qan' Pedro Auguston

Lapsi.al 16 April 2022
“Nuk kemi pse mërzitemi se humbëm nga Tirana”: Ramadani

"E filluam të penalizuar. Ai gol ndikoi shumë te gjendja jonë psikologjike. Futbollistët dhanë maksimumin. Nuk jemi as të parët as të fundit që humbim nga Tirana. Ekipi më i mirë sot fitoi. Nuk kemi pse mërzitemi. Donim të merrnim të paktën një pikë, por se arritëm". Zekerija Ramadani nuk gjen justifikime në humbjen 0-3 të Egnatias së tij përballë Tiranës kryesuese. Tekniku kosovar i del situatës ballazi, edhe pse rrogozhinasit janë tashmë në zonën playout, me Kastriotin që largohet gjithnjë e më tepër. "U arratis Kastrioti? Duhet të shpresojmë që jo. Mendoj se as Skënderbeu nuk i ka humbur shpresat. Duhet të japim maksimumin që të mos e diskutojmë rënien dhe më pas të largohemi nga zona 'playout'".

Tekniku i Egnatias është ndalur në fund edhe tek mungesa e Pedro Augustos. Golashënuesi më i mirë i rrogozhinasve natyrisht ishte një penalizim i madh për teknikun, që nuk e ka fshehur në post-ndeshje: "Pa i ulur vlerat e Maganit, por kur është Pedro Augusto, ekipi frymon ndryshe. Nëse ai do të ishte, mund të mos shënonte, por pjesa tjetër e ekipit do të luante më mirë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI