Flash

“Më mirë t’ia quante golin Kukësit”: Çela shpërthen në polemika ndaj arbitrit, pasi mundi Kukësin

Lapsi.al 16 April 2022
“Më mirë t’ia quante golin Kukësit”:

“Ishte një nga ndeshjet më të vështira që unë kam përjetuar në karrierën time si trajner. Një ndeshje që doli nga menaxhimi i lojtarëve dhe i arbitrit. Nga një gol i anuluar na u prish loja. U dhanë lloj lloj faullesh, nga më të pakuptimet. Më mirë ta quante atë gol dhe të na linte të luanim lojën tonë. Nuk na la të luanim, gjatë gjithë kohës na ngadalësoi". Emiljano Cela nuk përdor fjalë të mesme për të kritikuar arbitrimin e Kreshnik Cjapit, në fitoren e Kastriotit të tij, 1-0 kundër Kukësit. Tekniku i referohet episodit të minutës së 8, kur Mustës iu anullua goli me VAR: "Kemi mundur Kukësin në ditën e vet më të mirë. Jam shumë i lumtur që ne si ekip kemi mësuar të marrim pikë dhe në një ditë jo të mirë. Jam shumë i sinqertë kur e them që objektivi jonë është që të arrijmë sa më parë mbijetesën. Nuk synojmë të kapim vende më të larta".

Me 5 fitore radhazi, Kastrioti fluturon drejt shpëtimit, duke bërë më mirë se kushdo në këtë hark kohor. Tani, mbijetesa duket e siguruar, edhe pse Cela vazhdon të jetë i kujdesshëm: "Mbijetesa është në varësi të kundërshtarëve. Jemi 37 pikë dhe nuk kemi siguruar akoma asgjë. Egnatia ka pasur ecuri të mirë. Është kundërshtar i fortë dhe cilësor që ne e respektojmë. Edhe ne edhe Egnatia, çdo gjë që kemi marrë e kemi marrë me mund, punë dhe djersë".

Në fund edhe një koment mbi kartonin e kuq të marrë prej tij, në minutën e tretë shtesë: "Ishte një fazë loje shumë e rëndësishme. Normal që doza emocionale është maksimale. Isha shumë i ngarkuar. Momenti i fundit që dha një fuall në zonë të rrezikshme më acaroi, absolutisht reagimi ishte e pajustifikueshme - shpjegoi tekniku, duke shtuar -. Lojtarët e njohin karakterin tim, jam pasionant dhe gjaknxehtë. Fundja fundja ata nuk kanë çfarë të bëjnë, do të më pranojnë siç jam. Kemi pranuar njëri-tjetrin ashtu siç jemi".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI