Flash

Video/ “Kam shumë lojtarë, nuk kam veç Brojën”: Reja largon presionin nga sulmuesi dhe evidenton golin e parregullt të Spanjës

Lapsi.al 27 March 2022
Video/ “Kam shumë lojtarë, nuk kam veç

“Jam i mërzitur sot për rezultatin, por më shumë për mënyrën se si i pësuam golat. Më vjen keq sepse të njëjtat gabime kemi bërë edhe në ndeshjet e kaluara, sidomos me Poloninë, nëse nuk do të kishim humbur në Tiranë, sot do të ishim në play-off dhe do të ishim duke luajtur për një biletë në Botëror”. Edoardo Reja nuk e fsheh mërzinë në konferencën për shtyp pas humbjes 2-1 me Spanjën, duke vënë theksin te neglizhencat e përsëritura që bëjnë kaq shumë diferencë në futboll: “Po rritemi, kemi bërë progrese, por kemi nevojë të punojmë në mënyrë të veçantë për të shmangur gabimet e vogla dhe për të bërë hapin cilësor që të jemi në gjendje të luajmë edhe me ekipe të mëdha në të njëjtin nivel. Më vjen mirë për faktin që lojtarët punuan shumë, besoj se luftuan dhe treguan karakter dhe shpirt luftarak deri në fund sidomos në pjesën e mbrojtjes që më ka pëlqyer shumë”.

Tekniku ndërkohë ka dashur të heqë presionin nga Broja, pavarësisht performancës pozitive të lojtarit të Southampton me numrin 9 në fanellë. Madje Reja e konsideron tendencioze mënyrën si artikulohen gjërat në lidhje me 20 vjecarin e Saints: “Broja është një lojtar që ka aftësi shumë të veçanta teknike, por kam shumë lojtarë, nuk kam veç Brojën. Më vjen shumë keq që evidentohet në këtë mënyrë çështja kur vjen puna te Broja, sepse ai ka luajtur shumë herë titullar. Duhet të informoheni para se të nxirrni të tilla konkluzione, sigurisht djaloshi është përmirësuar shumë, e pamë edhe sot se çfarë është në gjendje të bëjë kur ka topin në këmbë”.

Në fund, kur të gjithë gazetarët e pranishëm në konferencë nuk u kujtuan për golin e dytë të Spanjës, Reja ktheu vëmendjen te goli I parregullt i Olmos: “Nuk e përmendet një detaj. Më vjen shumë keq për golin e dytë të Spanjës, kur hyra në dhomat e ndeshjes e pashë që ishte offside dhe u ndjeva edhe më keq për këtë fakt, por mënyra se si ai e realizoi ishte fantastike”.

https://www.youtube.com/watch?v=npkGhqxs7eI

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI