Flash

Presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetit italian kundër finales në Wembley: "Do ta kisha luajtur diku tjetër"

Lapsi.al 5 July 2021
Presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetit italian

Situata me Covid në Angli nuk ka asnjë përmirësim, nëse nuk është përkeqësuar, por tani që janë vetëm një ndeshje larg finales në Italisë kanë filluar të ndjejnë rrezikun e një përballje të mundshme me Anglinë në Wembley.

"Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet me qarkullimin më të lartë viral, ku ka një përqindje më të lartë të rasteve për shkak të variantit Delta. Unë do të isha orientuar drejt vendeve ku qarkullimi viral është më i kufizuar, edhe pse kapaciteti i parashikuar për gjysmëfinale dhe finalet është rritur shumë”. Ky është opinion i Franco Locatellit, presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetit, që kundërshton insistimin e UEFA-s për ta zhvilluar ndeshjen në Londër, pavarësisht se numrat diktojnë për një rrezik në rritje. "Kombëtarja bëri mirë që u kthye në Coverciano pas cdo ndeshje, duke qenë se në Itali ka një nga qarkullimet më të ulëta të virusit në Evropë," përfundoi ai.

Në fakt, kundër idesë që UEFA ka patur për ti luajtur në Wembley si gjysëmfinalet ashtu edhe finalen e Euro 2020 kanë qenë më parë edhe kryeministri Italian Mario Draghi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, por asnjë nga shqetësimet e ngritura në lidhje me infektimin e lartë me të cilat po përballet Anglia, nuk ka bërë që qeveria që drejton futbollin kontinental të ndryshojë mendje…

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI