Flash

"Spinazzola një vëlla, do t'i dhurojmë një kënaqësi të madhe": Chiesa i bën premtimin mbrojtësit të dëmtuar

Lapsi.al 5 July 2021
"Spinazzola një vëlla, do t'i dhurojmë një

Federico Chiesa ka rifituar fanellën e titullarit në kombëtaren e Italisë dhe tani është gati të sfidojë Spanjën, edhe pse sulmuesi i Juventus kur kthen kokën prapa ka vetëm keqardhjen që në betejën e ardhshme gjysëmfinale do të mungojë Leonardo Spinazzola: "Më vjen shumë keq për Spinan - shpjegoi ai - Ai po bënte një Europian të madh. Eshtë një lojtar themelor për ne. Ne jemi me të vërtetë si vëllezër dhe humbja e njërit prej nesh nuk është e mirë. Unë i uroj më të mirën, ai është një lojtar i shkëlqyer dhe do të na mungojë në këto ndeshje, por tani ai duhet vetëm të mendojë të rikuperohet - vazhdoi ai. - Ne do të përpiqemi t'i sjellim atij diçka të madhe për t'i dhënë një gëzim të pamatë".

Në Euro 2020 Chiesa është një nga protagonistët e turneut dhe madje ka arritur edhe një rekord. "Dyshja e parë baba e bir që shënojnë në Europian? Ishte një ndjesi fantastike ta çoja emrin e familjes sime kaq lart në futbollin evropian dhe botëror," tha sulmuesi italian. "Unë jam krenar. Fola me babai im në mbrëmje, ai ishte shumë i lumtur për golin, por mbi të gjitha për kalimin e raundit. Unë mendoj se është ëndrra që të gjithë kemi si fëmijë kur fillojmë të luajmë futboll: të luajmë për ekipin kombëtar, të marrim pjesë në këto turne dhe madje të shënojmë gola," shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI