Flash

Luis Enrique dhe selfie analitik bëhet virale: “Po përgatitemi sa më mirë”

Lapsi.al 4 July 2021
Luis Enrique dhe selfie analitik bëhet virale: “Po përgatitemi
Rritet pritshmëria për gjysmëfinalen e Euro 2020 mes Spanjës dhe Italisë të martën në mbrëmje dhe Luis Enrique nuk dëshiron të humbasë kohë. Trajneri spanjoll përfitoi nga dita e pushimit e dhënë për lojtarët e tij, të cilët sot të gjithë drekuan së bashku në një restorant për të forcuar grupin, për të studiuar lëvizjet për të kundërshtuar lojën e të kaltërve. Tekniku është, në fakt, përpara një monitori të dyfishtë, me imazhet e ndeshjes së Italisë kundër Belgjikës: "Po përgatitemi sa më mirë", shkroi ai duke postuar një selfie në Twitter. Trajneri iberik, i cili me shumë gjasa nuk do të ketë Sarabian (Dani Olmo në vend të tij) të martën në mbrëmje, por që rikuperon Laporte në mbrojtje, nuk dëshiron me të vërtetë të lërë asgjë për rastësinë dhe tashmë është vënë në punë, për të pikasur pikat e dobëta të Italisë dhe mënyrën si mund ti godasë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI