Menjëherë pas shfaqjes së fëmijës në ekranin e madh të stadiumit dhe në TV, rrjetet sociale u mbushën me ofendime ndaj saj. Mesazhe si: "Oh jo, shiko vajzën e gjorë gjermane duke qarë". Dhe përsëri: "Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë më krenar që jam anglez sesa kur dëgjova një pub të mbushur me njerëz duke shpërthyer në duartrokitje pasi pashë një vajzë gjermane 10-vjeçare duke qarë mes turmës". Ish-futbollisti Stan Collymore postoi një cicërimë dënimi në të cilën tregoi disa nga shkeljet ndaj vajzës së vogël.
No words necessary. pic.twitter.com/8qF4BtJelV
— Stan Collymore (@StanCollymore) June 30, 2021