Flash

Luis Enrique humb lojtarin që ktheu rezultatet e Spanjës: kontrakturë në kofshë e mungesë ndaj Italisë

Lapsi.al 4 July 2021
Luis Enrique humb lojtarin që ktheu rezultatet e Spanjës:

Kanë mbetur edhe tre ditë nga Itali-Spanjë, por dëmtimet e të dy skuadrave tashmë janë duke mbajtur në ankth gjithë ambjentin: nëse për të kaltrit për fat të keq mungesa e Spinazzolas është e sigurt, Furitë e Kuqe janë të shqetësuar për situatën e Pablo Sarabias. Sulmuesi i PSG u dëmtua në ndeshjen kundër Zvicrës dhe sot iu nënshtrua testeve instrumentale të cilat, sipas mediave spanjolle, zbuluan një kontrakturë në aduktorin e tij të djathtë që do ta përjashtojë atë nga gjysmëfinalja të martën në mbrëmje.

Asnjë konfirmim zyrtar nga grumbullimi iberik, por në Spanjë tashmë janë duke menduar për mungesën e Sarabias edhe pse, siç ndodhi me Belgjikën dhe situatën e De Bruyne, mund të jetë gjithashtu pre-taktikë. Në pritje të njoftimeve të mëtejshme, Luis Enrique kryqëzon gishtat. Një goditje e rëndë për teknikun e Furive të Kuqe që gjeti ritmin e lojës së tij, nga momenti që fushë vendosi të zbriste me Sarabian.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI