Flash

Dybala e Pogba së bashku me pushime: vjen francezi te Juventus, apo ikën Joya te United?

Lapsi.al 4 July 2021
Dybala e Pogba së bashku me pushime: vjen francezi te Juventus, apo
Paulo Dybala po kalon pushimet në Miami, e tashmë kishte shkuar për të ndjekur drejtpërdrejt Inter Miami FC ku luajnë miqtë e tij Higuain dhe Matuidi, por këto ditë ai është takua me një tjetër ish të madh të Juventusit: Paul Pogba. Të dy luajtën për Juventusin vetëm një sezon, 2015/16, por mbetën miq të shkëlqyer aq shumë sa që mesfushori u bashkua me Joya në Amerikë menjëherë pas eliminimit të Francës nga Euro 2020. Është e qartë se fotoja ndezi menjëherë shkëndijën e një lëvizje të mundshme merkato te tifozët e Juventusit, të cilët ëndërrojnë t’i shohin të dy përsëri në bardhezi. Realiteti i merkatos, megjithatë, është shumë i ndryshëm: në Torino objektivi numër një i mesfushës është Manuel Locatelli, i cili ka kosto shumë të ndryshme. Ndoshta hipoteza më reale për sa i përket financave do të ishte largimi i Joyas te Manchester United por Juventus, me orientim direkt të Massimiliano Allegri, dëshiron të bllokojë sulmuesin, në skadencë në 2022, dhe sapo të kthehet nga pushimet do ti propozohet rinovimi. Për momentin dyshja Dybala-Pogba mund të shihet vetëm me pushime, për ti parë të luajnë bashkë përsëri është akoma herët.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI