Flash

Mueller i ruan rastin, kritikon trajnerin e larguar: "Strategjitë difensiviste dështuan"

Lapsi.al 5 July 2021
Mueller i ruan rastin, kritikon trajnerin e larguar: "Strategjitë

Mes Thomas Mueller e Joachim Loew nuk kishte ndonjë raport idilik dhe kjo dihej. Të dy u armiqësuan që me vendimin e trajnerit për ta lënë jashtë kombëtares, bashkë me tre të tjerë, për të rinovuar skuadrën. Rikthimi me fanellën e Gjermanisë nuk kishte si të ngjiste atë që ishte thyer e sulmuesi i Bayern Mynih ka pritur vetëm momentin për të hedhur vrer mbi njeriun që e drejtoi Gjermaninë në majën e futbollit botëror në 2014.

"Përpjekjet për të mos pësuar gol përmes një strategjie mbrojtëse ose sidoqoftë pritëse, kanë dështuar. Kundër Anglisë, dy linjat mbrojtëse me pesë lojtarë pothuajse kanë neutralizuar sulmet kundërshtare dhe, kur një lojë bëhet kështu, kushdo që shënon i pari shpesh fiton. Ndodhi përsëri kësaj radhe". Kështu ka nisur kritikat sulmuesi i Bayern dhe ekipit kombëtar gjerman, Thomas Mueller, mbi zgjedhjen e trajnerit Joachim Loew për të aplikuar një futboll mbrojtës te Gjermania në Kampionatin Europian, në një intervistë për Kicker. "Tani duhet të kthejmë faqen, unë do të përpiqem ta shndërroj zhgënjimin për Kampionatin Evropian në energji pozitive për t'u përballur në sezonin e ri me Bayern", shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI