Flash

FOTO/ Nuk e mori Franca në Europian, Theo Hernandez ngushëllohet me rizgjimin e pasionit për Zoe Cristofoli

Lapsi.al 5 July 2021
FOTO/ Nuk e mori Franca në Europian, Theo Hernandez ngushëllohet me

Janë kthyer së bashku e tani janë të pandashëm në pushimet verore. Mbrojtësi i majtë i Milan Theo Hernandez dhe e dashura e tij, Zoe Cristofoli, po i gëzohen detit këto ditë pushimesh më të dashuruar se kurrë: ose më saktë si në muajt kur ata ishin një nga çiftet më të përfolur (dhe të tatuazhuar) në botën e gossip.

Ishte gati një cudi kur historia e tyre e dashurisë përfundoi pa deklarata por me mungesë ndërveprimi social, që në kohët e sotme është treguesi më i saktë i marrdhënieve mes njerëzve. Një e dhënë tjetër ka ardhur gjithashtu nga profili i influencueses së bukur Zoe Cristofoli, e cila ndau një video në të cilën fliste për gjendjen e saj shpirtërore, të cilësuar përtokë…

Thashethemet madje shkuan deri në aludimin e një raporti mes Zoe dhe Kevin-Prince Boateng. Pas ndarjes nga Melisa Satta, Boa u afrua me Zoe Cristofoli, të dy adhurues të mëdhenj të tatuazheve e, sipas të përjavshmes Oggi, Kevin-Prince Boateng, kishte "ndërtuar muajt e fundit një miqësi të bukur dhe të ëmbël me Zoe Cristofoli, e fejuara e mbrojtësit të Milanit Theo Hernandez”. Por lajmet e gosipeve nuk është hera e parë që rezultojnë të gabuara dhe pushimet mes Theos e Zoe janë dëshmia...

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI