Flash

Mancini mbron dhe motivon Immobile: "Më i kritikuari shpesh zgjidh ndeshjen e turneun"

Lapsi.al 5 July 2021
Mancini mbron dhe motivon Immobile: "Më i kritikuari shpesh zgjidh

Vigjlja e Itali-Spanjë, gjysmëfinale e Euro 2020, përjetohet me qetësi nga tekniku i të kaltërve Roberto Mancini. "Ne duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer nesër për të qëndruar këtu deri në fund - tha trajneri i Italisë - Do të jetë e vështirë, edhe sepse Spanja është ndryshe nga Belgjika. Nuk do të jetë një ndeshje e tillë por me shumë vështirësi". Me Austrinë ishte e vështirë sepse ishte e para me eleminim direkt, por edhe për agresivitetin e tyre. Nesër do të jetë njësoj por do të jetë e vështirë, Spanja është e jashtëzakonshme prej vitesh edhe pse tani ka patur një ndryshim brezash e janë më të rinj. Kanë një trajner të aftë e lojtarë të shkëlqyer".

Në lidhje me lojtarët e tij, Mancini ka shpjeguar gjendjen fizike të tyre dhe i ka dalë në mbrojtje Ciro Immobiles, lojtarit mnë të kritikuar të grupit të kaltër: "Immobile është Këpuca e Artë, është ndër ata që kanë shënuar më shumë në vitet e fundit. E në një Kupë Bote ose një Kampionat Evropian, më i kritikuari shpesh zgjidh ndeshjen e turneun...". "Belotti mori një goditje kundër Belgjikës, nuk e rrezikuam atë dje ashtu si edhe Rafael në stërvitje, por do të jenë në rregull për nesër". Përsa i përket Chiellinit, tekniku është optimist: "Prej shumë vitesh thonë që ai dhe Bonucci janë më të mirët, por ata duan të provojnë se janë më të mirët çdo herë. Nëse ai mund të luajë tre ndeshje radhazi? Unë shpresoj që po, nëse nuk do tia dalë, janë Acerbi dhe Bastoni të cilët janë në një formë të shkëlqyer”.

Në Ëembley do të ketë shumë publik dhe në këtë pikë ka një lloj favori për Anglinë, që tekniku nuk heziton ta thotë: "Eshtë e padrejtë që nuk ka tifozë nga Italia e Spanja. Pòr është e qartë se më mirë të luhet me publik se përpara pak personave. Kjo është bukuria e sportit. Por e gjej të padrejtë që nuk do të jenë gjysma italianë e gjysma spanjollë".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI