Flash

FOTO/ Spinazzola, operacion i sukseshëm në Finlandë: në rast finale do të jetë në Wembley

Lapsi.al 5 July 2021
FOTO/ Spinazzola, operacion i sukseshëm në Finlandë: në rast
Leonardo Spinazzola është operuar për këputjen e tendinës së Akilit, ndërhyrje që është kryer në Finlandë nga Profesori Lasse Lempainen, nën mbikëqyrjen e të famshmit Sakari Orava. Teknikusht, cdo gjë ka shkuar mirë. Për lojtarin e Romës, i cili duhet të kthehet në Itali bashkë me gruan e tij Miriam që e ka shoqëruar për ti qendruar pranë gjatë këtij momenti delikat, procedon një periudhë pushimi dhe një ndalesë prej të paktën 4 muajsh jashtë fushave të lojës, para se të kthehet nën urdhrat e José Mourinho. Spinazzola, që ka qenë një protagonist absolut i Italisë së Mancinit, mund të jetë prezent në Wembley, 11 korrikun e ardhshëm, në rast të arritjes së finales nga të kaltrit. Mbrojtësi do të jetë një motiv më shumë për shokët e skuadrës dhe do të brohorasë si një tifoz në 90 minutat e fundit të Euro 2020.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI