Flash

Rriten shanset për De Bruyne: Martinez mendon të rrezikojë edhe Hazard

Lapsi.al 2 July 2021
Rriten shanset për De Bruyne: Martinez mendon të rrezikojë edhe

Kevin De Bruyne duhet tia dalë të jetë në fushë për ndeshjen çerekfinale kundër Italisë, ndërsa më vështirë është që në kundër të kaltërve të jetë edhe numri 10 Eden Hazard, të paktën nga fillimi. Kontrollet kanë përjashtuar dëmtimin serioz të të dy lojtarëve, por është më lehtë të rikuperojë mesfushori i Manchester City, i cili pësoi një ndrydhje në kavilje, sesa për yllin e Real Madrid, i cili ndjeu një tërheqje muskulare. Dy lojtarët nuk kanë marrë pjesë në seancën stërvitore të fundit, por mbi gjendjen e dy lojtarëve ka një hije paqartësie për të cilën është kujdesur vetë tekniku Roberto Martinez që ka mbyllur dyert për të fshehur kartat e tij.

Në anën tjetër, numri 1 i pankinës së Djajve të kuq, pikërisht për dy kampionët e tij, De Bruyne e Hazard, është shprehur optimist: “Ka pozitivitet, sepse besonim që të dy lojtarët e kishin mbyllur aty Euro 2020. Fatmirësisht, nuk është ky rasti. Sigurisht luajmë të premten e kohët për ti patur gati janë shumë të pakta, por nga ana mjekësore mund të jenë me grupin e të vazhdojnë të punojnë" ka shpjeguar Martinez duke lënë të hapur mundësinë që të paktën De Bruyne të jetë nga minuta e parë në fushë. Nga ana tjetër, ndeshja kundër Italisë vjen shumë shpejt për ta rrezikuar fantazistin e Real nga minuta e parë, por Martinez do të presë deri në fund për të mësuar nëse mund ta hedhë në fushë në varësi të ndeshjes delikate.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI