Flash

Everton, akuza të drejtpërdrejta të King për Ancelottin: “Më ka gënjyer”

Lapsi.al 30 June 2021
Everton, akuza të drejtpërdrejta të King për Ancelottin:

Carlo Ancelotti njihet për aftësinë për të menaxhuar grupin dhe është një nga arsyet pse Florentino Perez e riktheu te Real Madrid, por jo të gjithë e vlerësojnë punën e tij. Pas konfliktit në Mynih me Thomas Müller, që i kushtoi pozicionin, edhe te Everton, trajneri nga Reggiolo ka lënë të pakënaqur.

Joshua King, qendërsulmuesi norvegjez, konsiderohej një talent i pabesueshëm, deri në pikën që Sir Alex Ferguson donte ta merrte në ekipet e të rinjve të Manchester United. Pastaj karriera e tij humbi paksa mes ligave inferiore dhe përvojave jo saktësisht emocionuese, por vitet te Bournemouth treguan se King mund të luante në Premier League. Dhe kur erdhi thirrja nga Everton i Ancelottit, sulmuesi nuk kishte dyshime për fluturimin në Goodison Park. Por, siç shpjegoi për Dagbladet, futbollisti mendon se trajneri e gënjeu: "Po, unë mendoj ekzaktësisht kështu. Por bota e futbollit funksionon në këtë mënyrë, veçanërisht kur arrin nivele shumë të larta. Kështu janë gjërat dhe unë nuk kam keqardhje".

Por sidoqftë ndonjë pakënaqësi kundër ish-trajnerit të tij King e ka. "Eh po, ai më gënjeu. Por e përsëris, nuk ka shumë njerëz të ndershëm që punojnë në botën e futbollit, ndoshta duke përjashtuar disa lojtarë. Unë nuk kisha asnjë lloj marrëdhënie me Ancelottin". E tani trajneri italian do të provojë një aventurë të dytë në Madrid, sigurisht jo me urimet më të mira të ish-futbollistit të tij, sepse një gjysëm sezoni në Goodison Park pa zbritur asnjëherë në fushë si titullar e ka goditur King. "Kur erdhi oferta e Everton, instinktet e mia më thanë të them po. Por unë kurrë nuk kam menduar se nga 18 ndeshje nuk do të filloja asnjë nga minuta e parë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI