Flash

"Denis, bëhu Xhakaria i Zvicrës": specialistët e futbollit presin që Zakaria të mbulojë mungesën e Xhakës

Lapsi.al 2 July 2021
"Denis, bëhu Xhakaria i Zvicrës": specialistët e

Pas performancës fantastike kundër Francës, e eleminuar me penallti nga Zvicra, Granit Xhaka do të lërë një humnerë të frikshme në mesfushën helvete, duke qenë i skualifikuar për cerekfinalen. Kështu kundër Spanjës Petkovic duhet të sistemojë pikën e referimit të skuadrës, por nuk do të jetë e thjeshtë ta bëjë duke patur se askush nuk ka bërë më shumë pasime, askush nuk ka dhuruar topa të gjatë e askush nuk ka vrapuar si Xhaka për ta sjellë Zvicrën deri në cerekfinale. E gjithë cështja është se cili mund të bëjë Xhakën për Zvicrën kundër Spanjës.

Me shumë mundësi do të jetë Denis Zakaria (24 vjec), ndërsa alternativat janë Djibril Sow (24), Edimilson Fernandes (25) ose Fabian Schär (29). Ka një pikë në të cilën specialistët bashkohen në opinion Zakaria është më afër karakteristikave të shqiptarit, por nëse është i fortë në aspektin difensiv, mund të mos jetë në nivelin e Granitit kur nxjerr ekipin përpara. Në vlerësimet e tyre, Xhaka është shumë më i vendosur dhe kontrollues i lojës. Në fakt, kur Zvicra luan mirë merita më e madhe shpesh është e shqiptarit. Zakaria është më pak dominant dhe sigurisht nuk është pikë referimi. Nëse gjithcka shkon mirë edhe Zakaria do të bëjë të tijën, por nëse gjërat vështirësohen, atëherë ai nuk mund të ketë influencën e Xhakës për të ndryshuar lojën.

Një tjetër pikë që mund të kondicionojë lojën e Petkovic është se shqiptari është shumë më dialogues dhe tepër I përgjegjshëm në topat e gjatë. Zakaria është më dinamik, por preferon pasimet e shkurtra, vjen nga një dëmtim që e mbajti 8 muaj ajshtë dhe nuk është në gjendjen e tij optimale. Por një Xhaka si ai I parë kundër Francës nuk ishte shfaqur prej kohësh, ndaj dhe në Zvicër shpresojnë që të njëjtën impact ta ketë edhe Zakaria….

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI