Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Mbërrin Sputnik V/ Tirana i bie nga Emiratet për vaksinën ruse

Lapsi.al 22 March 2021
Mbërrin Sputnik V/ Tirana i bie nga Emiratet për vaksinën ruse

Me sa duket qeveria shqiptare i ka ndejtur besnike shprehjes së kryeministrit Rama, se oferta e Rusisë për ta furnizuar Shqipërinë me vaksina ishte po aq qesharake sa një skeç i portokallisë. Për të çpuar shqiptarët me Sputnik V Tirana i ka rënë nga Emiratet. Dhe sot falë bujarisë së princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed, ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj kanë pritur në Rinas 10 mijë doza me Sputnik V.

Por kjo dërgesë ardhur së fundi ngre një pikpyetje: A ka qenë vendimi i Ramës për të mos pranuar ofertën ruse një vendim gjeopolitik, apo shefi i qeverisë është nisyr nga kriteri bazë i ruajtjes së shëndetit të njerëzve. Pse Rama e refuzoi në fillim të këtij viti vaksinën ruse dhe për çarsye ai po e pranon atë tani? A i duhet lënë përgjegjësia për këtë vonesë në vaksinimin e popullatës komitetit të ekspertëve, apo vendimarrjes së qeverisë?

Lexo me tej:

Rama duhet të ulë kokën para vaksinave kineze dhe ruse

Historia nisi me një retëeet të drejtorit të komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, i cili komentonte në profilin e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen me shpresën se BE do ta korrigjonte vendimin për ta lënë Ballkanin Perëndimor pa vaksina.

Mesazhi i Fugës u shfrytëzua nga ambasada ruse për të bërë ofertën e saj për furnizimin e Shqipërisë me vaksina.

I nderuar z. Endri Fuga,

Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj "Sputnik-V" edhe në Shqipëri. Vaksinimi me "Sputnik-V" tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera.

Ndryshon qëndrimi për vaksinën ruse/ Si e refuzoi Rama një muaj më parë

Por oferta ruse u refuzua pa mëdyshje nga Rama gjatë një konference për shtyp me gazetarët në ditët e fundit të dhjetorit.

“Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Tëitter Drejtorit të Komunikimit (Endri Fugës), retëeet të shefes së Komisionit Europian. Për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla dhe kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është provokim qesharak dhe nuk është mirë që një vend serioz si Rusia të bëhet qesharake përmes këtyre lloj postimeve dhe një ambasadë si ajo ruse, që është një ambasadë e rëndësishme të sillet sikur është një seksion i Portokallisë, apo një konkurrent i Portokallisë. Shpreh keqardhje për këtë sepse nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve”, u shpreh Rama.  Menjëherë ambasada u kundërpërgjigj me një reagim ku theksohej se vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, është interpretuar si veprim provokues dhe kjo, sipas tyre, ishte e pakuptueshme.

“Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprim provokuese. Është e vështirë të kuptohet pse Kryeministri i nderuar i Shqipërisë z. Edi Rama u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë në faqen e saj në Facebook, më 28 dhjetor të këtij viti.

Në komentin e Ambasadës bëhej fjalë për gatishmërinë e institucionit rus të autorizuar – Fondit të Investimeve Direkte – për të shqyrtuar aplikimet nga çdo vend i interesuar për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit, përfshirë Shqipërinë. Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse.

Fill pas këtij komunikimi, që u konsiderua një provokim nga pala shqiptare ndodhi edhe shpallja non grata e një diplomati rus, i cili sipas Ministrisë tonë të  Jashtme nuk respektonte rregullat e pandemisë dhe për të cilin ishin dhënë disa ankesa në ambasadën ruse. Kjo e fundit mohoi të kishte marrë ankesa dhe dërgoi një notë proteste, ku mes të tjerash u ankua për publikimin e emrit të diplomatit.

Por pas këtij rasti që nuk është i vetmi kur goja flet para mendjes gjërat filluan të ndryshonin. Në fillim të shkurtit në revistën prestigjoze Lancet u botua studimi me 19 800 persona ku theksohj se Sputnik V ishte  91.6% efektive kundër Covid-19.

Studimi/ Vaksina Sputnik V e Rusisë është 91.6 % efektive

 Pastaj dalë ngadalë edhe vende të veçanta të BE filluan ta përdorin vaksinën ruse pa pyetur për vendimarrjen e Brukselit. Fillimisht  kryeministri hungarez Orban u tall me partnerët e tij duke u vaksinuar publikisht me rusen Sputnik V.

Në mars, Danimarka dhe Austria, u ndanë nga politika e përbashkët e BE duke planifikuar krijimimin e një marëveshje për një vaksinë të re së bashku me Izraelin. Kancelari austriak, Sebastian Kruz deklaroi në fillim të javës se vendi i tij “nuk duhej të varej vetëm nga BE-ja për krijimin e vaksinave të gjeneratës së dytë”. Ndërsa homologu i tij sllovak, vendi i të cilit ka regjistruar një nga vdekshmëritë më të larta prej Covid- 19, priti në Sllovaki të mërkurën dy milionë vaksina Sputnik V. “Eshtë e drejtë të blejmë këtë vaksinë, sepse Covid 19 nuk e njeh gjeopolitikën” u tha qytetarëve të vet kryeministri sllovak Igor Matoviç. Ndërsa tani lajmi se Sputnik V mund të prodhohet edhe në Itali apo Gjermani nuk përbën më çudi. Sëe fundi edhe kancelarja merkel deklaroi se Gjermania do të veprojë në mënyrë unilaterale nëse autoritetet e Brukselit vonohen me miratimin e vaksinës ruse. 

Në 11 mars me një akt normativ,  qeveria i hapi rrugë marrjes së vaksinës kineze dhe ruse. Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu u shpreh në një intervistë për Neës24 se komiteti kishte miratuar marrjen e vaksinave ruse dhe kineze dhe ishin në pritje të mendimit të ekspertëve: “Komiteti i imunizimit ka bërë një vlerësim për vaksinat. Është një komitet i imunizimit i cili vlerëson dhe rekomandon për qeverinë përdorimin. E bëjnë për çdo vaksinë. Ata e kanë këshilluar pikërisht Ministrinë e Shëndetësisë dhe ky vendim i tyre ka kaluar dhe në komitetin e ekspertëve për të bërë vlerësimin dhe të vaksinave të tjera. Ne kemi filluar punën për të hapur rrugën”.

Me kaq cirku dukej sikur mori fund. Një ofertë që Rama e kishte refuzuar politikisht, po shitej sikur po i hapni rrugë ekspertët duke lënë idenë se ishin ata që e kishin penguar.

Vetëm 10 ditë më vonë në Rinas mbëritën vaksinat e para Sputnik V. Si dhuratë nga Emiratet e Bashkuara ndërkohë që nga Rusia një negociatë ishte ofruar që në fund të dhjetorit. Askush nuk i del për zot kësaj vonese. Madje as faktit se në një vend ku vaksinat mungojnë u vonua aq shumë procesi i vaksinimit pasi batutat pr portokalinë u vlërësuan më shumë se shpëtimi i jetëve.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI