Flash

Historia/ Si e varrosi “drejtësia e re” dosjen 339/1

Lapsi.al 16 March 2021
Historia/ Si e varrosi “drejtësia e re” dosjen 339/1

Prokuroria e Durrësit dërgoi sot për gjykim 21 komisionerë të tre qendrave votimi të Shijakut në zgjedhjet e vitit 2017. Janë disa banorë të fshatrave të Shijakut që me shumë gjasë do të ndëshkohen nga drejtësia se lejuan hedhjen e votës në emër të 53 emigrantëve, megjithëse këta ishin jashtë vendit. Ky ndëshkim mbi disa banorë të fshatrave Rubjekë dhe Shetel është fundi i dosjes 339/1, një prej dosjeve më me peshë për shitblerjen e votës në zgjedhjet e vitit 2017, kur PS fitoi 8 mandate në Durrës.

Por personazhet kryesorë të dosjes 339/1 ishin të tjerë njerëz, të famshëm në botën e krimit dhe në politikë.

Dokumentat dhe përgjimet e gazetës gjermane Bild dëshmuan se manipulimi në Durrës dhe në Shijak shkonte përtej disa komisionerëve, që votonin në emër të familjarëve, që ndodheshin emigrantë jashtë vendit.

Në qendër të skemës ishte ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, anëtar kryesie i Partisë Socialiste, i cili futi në lojë personazhe të krimit të organizuar, që më pas përfunduan në burg për trafik heroine.

Dako angazhoi Astrit dhe Altin Avdylajn dhe njerëzit e tyre për mbledhjen e votave. Në këmbim të “ndihmës”, grupi kriminal i Avdylajve kërkoi kandidimin për deputet të Ilir Nraxhit dhe Elton Arbanës. I pari u zgjodh deputet, ndërsa i dyti u kandidua si kryetar Bashkie i Shijakut në 30 qershor dhe është ende sot në detyrë.

Lexo edhe: E plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e zgjedhjeve

Në një prej bisedave të përgjuara, Astrit Avdylaj interesohej tek Ivo Doçi, drejtori i ndërmarrjes komunale të Ujësjellësit dhe të Kanalizimeve në Durrës për votuesit e opozitës, që janë të punësuar, me qëllim që Astriti të shkonte dhe “t’i shkundë pak”, në mënyrë që ata të votonin për Partinë Socialiste, ose në të kundërt të pushoheshin nga puna. Në një tjetër, dëgjohej Astriti duke biseduar me një qytetar, ku në këmbim të votës i ofronte edhe pagesë. Edhe pse nuk përmend shumën, ai këmbëngul disa herë që të takohen dhe të pinë kafen, çfarë nënkuptonte t’i jepte paratë.

Në një përgjim tjetër, ishte Astrit Avdylaj ai që e telefononte Dakon dhe pasi e pyeste për takimin me Ramën një natë më parë, i kërkonte të vinte ta ndihmonte për një hall që kishte një person (i dënuar për vrasje) në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës. Kryebashkiaku Dako ndryshonte agjendën e tij dhe shkonte atje ku i kërkohej.

https://lapsi.al/2019/06/07/dosja-339-donika-prela-pse-kemi-zgjedhur-te-heshtim/

Qëllimi fillestar i dosjes 339 ishte hetimi i një grupi trafikantësh droge, që kishin ngritur një laborator heroine në Has. Fillimisht ishte prokurori Anton Martini që nisi hetimet dhe krijoi fraksionin 339/1, për të hetuar shitblerjen e votës. Vendimi u mor pasi trafikantët e drogës u kapën duke folur me politikanë për fushatën e vitit 2017.

Atëherë, prokuror i përgjithshëm është Adriatik Llalla dhe në krye të prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Zgjedhjet e 25 qershorit 2017 i fitoi Partia Socialiste dhe bisedat e Vangjush Dakos me Avdylajt ishin të regjistruara.

Në nëntor, Llalla urdhëroi largimin e prokurorit Anton Martini, duke e transferuar atë në Shkodër. Lulzim Basha tha atëherë se prokurori Martini po hetonte përfshirjen e Dakos në blerjen e votave në bashkëpunim me grupet kriminale dhe se ishte Rama që ndikoi tek Llalla për largimin e tij.

Pas Martinit, çështja kaloi në duart e prokurores tjetër të krimeve të rënda Elisabeta Imeraj.

Në fillim të mandatit të dytë, Rama largoi Adriatik Llallën nga detyra dhe e zëvëndësoi atë me Arta Markun. Prokurorja e Përgjithshme u quajt e Përkohshme, por nisi menjëherë zbatimin e urdhrave nga socialistët që e zgjodhën me 69 vota në parlament.

Lexo edhe: Vetingu mbi Donika Prelën/ Si i varrosi dosjet shqetësuese të Rilindjes

Kreu i Prokurorisë së Krimve të Rënda, Besim Hajdarmataj u zëvëndësua me Donika Prelën, ndërsa Elisabeta Ymeraj u hoq qafe duke u graduar drejtuese në Prokurorinë e Tiranës.

Dosja 339/1 kaloi në duart e dy prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët thanë se kishin 42 CD për t’u zbardhur. Por pas publikimit të përgjimeve nga BILD, të dy këta u bënë të njohur me urdhërin absurd që i ndalonte mediat shqiptare ripublikimin e përgjimeve të botuara më parë në Gjermani.

Lexo edhe: Kllounët që po hetojnë nxjerrjen e sekretit të dosjes 339

Pas krijimit të SPAK, që u shit si institucioni që do të bënte mrekullinë me drejtësisë së re, vazhdoi puna për zhbërjen e hetimeve të shitblerjes së votës në Durrës. SPAK shmangu Vangjush Dakon, Ilir Nraxhin, Elton Arbanën, Astrit dhe Altin Avdylajn nga hetimi. Fokusi i goditjes doli se ishte tek komisionerët e 2 fshatrave të Shijakut, që u arrestuan pas një aksioni të organizuar me bujë të madhe në media. Duke qenë se i gjithë hetimi ishte sfumuar, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion shpalli moskompetencë për dosjen ndaj komisionarëve të arrestuar në kuadër të dosjes 339 dhe ja kaloi çështjen prokurorisë Durrës.

https://lapsi.al/2019/06/05/si-i-manipulon-mafia-votimet-ne-shqiperi-shkrimi-i-plote-i-gazetes-bild/

Pavarësisht se trazoi politikën me përgjime tronditëse që tregonin përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje, dosja 339/1 sot rezulton një shaka e hidhur, pasi të gjithë personazheve kryesore, që organizuan vjedhjen e votës nuk u ka hyrë gjemb në këmbë.

Ndërkohë, të propozuarit e Avdylajve, deputeti Ilir Nraxhi dhe Elton Arbana janë sot përfaqësues të popullit. Nraxhi është futur sërish në listën e PS si kandidat i sigurtë.©Lapsi.al

Kush është Ilir Ndraxhi, deputeti i PS që del në përgjimet e BILD – Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI