Flash

PD e PS përplasen fizikisht në Elbasan në "Ditën e Verës"/ Kush akuzohet?

Lapsi.al 14 March 2021
PD e PS përplasen fizikisht në Elbasan në "Ditën e

Festa e “Ditës së Verës” është shoqëruar prej akteve të dhunës dhe përplasjes së simpatizantëve të Partisë Socialiste me ata të Partisë Demokratike. Ndryshe nga çfarë parashikohej për shkak të pandemisë së COVID-19, qytetarët janë mbledhur në rrugë pranë njëri-tjetrit duke rrezikuar shëndetin.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/IMG_3316.mp4"][/video]

Kanë qenë mbështetësit e Partisë Socialiste ata që nisën të parët të ofendonin me fjalor banal liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, më pas edhe simpatizantët e PD vijuan duke brohoritur në korr “Rama ik”. Situata u përshkallëzua duke mbërritur deri në dhunë fizike mes palëve.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/sherri2.mp4"][/video]

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i dy liderëve të këtyre partive.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi kryeministrin Rama të mos kërcënojë qytetarët me banditë me armë në brez, si dhe u shpreh kundër dhunës së shfaqur në Elbasan.

“Nuk mund të na ndalë dhe nuk do të na ndalë më dhuna. Është ditë feste, ditë shprese, kur dielli do të shndërrisë. Për një kohë shumë të gjatë ky qytet është mbajtur në vend numëro, nga ushtruesit e dhunës sot, nga bandat e Elbasanit që me pistoletë në brez shoqëronin kryeministrin në ikje. Unë e di që qytetarët e Elbasanit nuk e duan dhunën dhe mezi e presin ditën e shpresës dhe ndryshimit. Shpresa dhe ndryshimi po vjen, dhuna nuk do ta ndalë dot. I them kryeministrit, mos guxo të kërcënosh qytetarët e Elbasanit me banditë me armë në brez”, u shpreh Basha.

Ndërsa prijësi i listës së PD per Elbasanin, Gazmend bardhi publikoi emrat e pjestareve te krimit te organizuar që provokuan incidentin pasi "shoqëronin sot Edi Ramën të armatosur dhe nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit". KELMEND YMER XHAFERRI, ka qënë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë.

NINO, anëtar i krimit të organizuar.

MARSEL RROKAJ, anëtar i krimit të organizuar dhe djali i Agron Rrokës, drejtori i burgut Elbasan.

ERIS SKILJA, anëtar i krimit të organizuar.

NALDI METAJ (i njohur me pseodonimin BABALJA), anëtar i krimit të organizuar.

GËZIM RUSI, anëtar i krimit të organizuar.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama e quajti një shfaqje vulgare atë që ndodhi, duke akuzuar opozitën se kërkon konflikt e përçarje për të marrë pushtetin.

[video width="640" height="362" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/erewrew.mp4"][/video]

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI