Flash

Burri prokuror, gruaja gjyqtare/ Kush ishte shënjestra e tritolit në Tiranë

Lapsi.al 11 March 2021
Burri prokuror, gruaja gjyqtare/ Kush ishte shënjestra e tritolit në

Një shpërthim eksplozivi tronditi një nga qendrat e njohura tregtare mbrëmjen e së enjtes. Në parkimin e saj u hodh në erë makina tip Mercedes A Class e prokurorit Arjan Muça, por që përdorej edhe nga bashkëshortja e tij, gjyqtarja Gentiana Muça.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19.30 në zonën e njohur si Komuna e Parisit dhe nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Makina është shkatërruar në pjesën e përparme dhe lënda plasëse ishte vendosur në krahun e shoferit.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj tha se kjo maninë përdorej prej 2 vitesh nga çifti Muça dhe se ajo parkohej në të njëjtin vend prej kohësh. Ekspertët e policisë kanë marrë deklaratat e prokurorit dhe gjyqtares si dhe të dëshmitarëve. Një tjetër fokus i hetuesve janë kamerat e sigurisë të shumta në këtë zonë që po këqyren me urgjencë pas sekuestrimit.

Prokurori Arjan Muça ka pasur shumë “çështje të nxehta” në dorë.

Ai ka qenë një nga prokurorët e çështjes së “Gërdecit”. Vite më parë ai ka qenë oficer gjyqësor në Prokurorinë e Krimeve të Rëndë në Tiranë. Më pas kaloi në prokurorinë e Gjirokastrës, kurse aktualisht ai është komanduar në Tiranë. Në muaj e fundit ai ishte komanduar në Tiranë te Këshilli i Lartë i Prokurorisë për sektorin e hartimit të dosjeve, raportet për gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në Vetting.

Bashkëshortja e tij, ka qenë gjyqtare në Gjykatën Administrative të Gjirokastrës ndërsa tani punon pranë Gjykatë Administrative në Tiranë. Një nga pistat që po hetohet është detyra që mbajnë si prokurori, ashtu edhe gjyqtarja, por është e paqartë se cili ka qenë shënjestra pasi makina përdorej nga të dy. Në zonë janë vënë re disa postblloqe policie në përpjekje për të identifikuar dhe ndaluar autorët e kësaj ngjarjeje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI