Flash

Rama fillon fushatën si humorist, karikaturat e kundërshtarëve

Lapsi.al 8 March 2021
Rama fillon fushatën si humorist, karikaturat e kundërshtarëve

Me sa duket ëndrra e Edi Ramës është që në këto zgjedhje ta përcjellin duke qeshur. Në studion virtuale të ngritur posaçërisht për të lexuar fjalimet e fushatës që ai i shkruan me drorën e tij më parë, në vend që tu prezantonte zgjedhësve programin e PS-së, ai ka luajtur një one man shoë humoristik. Ai ka përmendur një për një emrat e listës së kandidatëve të opozitës, me epitete tallëse, fyese dhe denigruese. Çmimin e sarkazmës së kryeministrit e kanë pahuar si gjithmonë më shumë targetet e tij të zakonshme, Dash Shehi, Agron Duka e Nard Ndoka. 

Për Agron Dukën

"Duka, që do të mbahet mend si i vetmi kryetar partie pas 1912, që nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, që ja justifikon emrin vetëm me faktin që ai vetë jeton me taxhinë e SHQUP, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i Agrares, përfaqëson aq shumë gjela e pula".

Për Fatmir Mediun

"Mediu, që vulën e PR të Sabri Godos, e mban në xhep si çertifikatë besnikërie ndaj pronarëve, por në fakt të vetmen certifikatë prone që ka arritur të sigurojë për ta është hipoteka e vendit të tij si deputet i përjetshëm në pronën SHQUP".

Për Dashamir Shehin

"Dash Shehi, që ka 100 vjet që i jep të djathtës frymën liberale të rakisë, që flet më lirshëm se vetë autori, i cili arsyen më të fortë për të vazhduar të jetë deputet ka kafenenë e Parlamentit, ku ka kaluar më shumë kohë se të gjitha banakieret e marra së bashku dhe ka zbrazur më shumë uiski se gjithë zona e Partizanit të panjohur, që nga koha e rënies së komunizmit".

Për Dulen dhe Idrizin

"Vangjel Dule, i të drejtave dhe lirive të njeriut, që në televizor është balli i lartë i minoritetit grek, ndërsa në KÇK është fundshpina e ulët e sekserit të Çamërisë, Tym Idrizi i doganave, që televizionin e ka për luftë gjakatare me grekun, ndërsa deputetllëkun për të shitur vende pëllumbash në zyrat e shtetit".

Për Nard Ndokën

"Nard Ndoka, i vetmi profil filozofik në atë grumbullim, që as humoristi me humorin më të zi nuk do ja servirte një populli, duke i shpikur kaq shumë në numër".

Për Ferdinad Xhaferrin

"Në atë koalicion është dhe një Xhaferr nga Durrësi, që tha se po më votuat, do ju ndryshoj cilësinë e diellit”.

Disa nga të përmendurit që u kundërpërgjigjën bënë gabimin se ia kthyen Ramës me tone serioze duke e akuzuar si hajdut dhe për lidhjet me kriminelët. Pra ata as nuk i thanë publikut ndonjë gjë që nuk e dinte dhe as arritën ti bëjnë spektatorët për të qeshur.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI