Flash

Rama duhet të ulë kokën para vaksinave kineze dhe ruse

Lapsi.al 5 March 2021
Rama duhet të ulë kokën para vaksinave kineze dhe ruse
Ka ardhur koha që Edi Rama të heqë dorë nga qëndrimet triumfaliste prej perendimori të devotshëm dhe të ulë kokën përpara vaksinave ruse dhe kineze. Sepse tashmë po pranohet botërisht që strategjia e Bashkimit Europian, ku Shqipëria kishte hipotekuar të gjitha shpresat e saj për vaksinimin, ka rezultuar një dështim. Lexo me tej:

Flet Rama/ A do të marrim vaksina nga Kina apo Rusia

Pak javë më parë, kryeministri hungarez Orban u tall me partnerët e tij duke u vaksinuar publikisht me rusen Sputnik V (foto poshte). Hungary's PM Viktor Orbán vaccinated against COVID with Chinese Sinopharm  vaccine | Euronews Të enjten dy vende të BE-së, Danimarka dhe Austria, u ndanë nga politika e përbashkët e BE duke planifikuar krijimimin e një marëveshje për një vaksinë të re së bashku me Izraelin. Kancelari austriak, Sebastian Kruz deklaroi në fillim të javës se vendi i tij “nuk duhej të varej vetëm nga BE-ja për krijimin e vaksinave të gjeneratës së dytë”. Ndërsa homologu i tij sllovak, vendi i të cilit ka regjistruar një nga vdekshmëritë më të larta prej Covid- 19, priti në Sllovaki të mërkurën dy milionë vaksina Sputnik V. “Eshtë e drejtë të blejmë këtë vaksinë, sepse Covid 19 nuk e njeh gjeopolitikën” u tha qytetarëve të vet kryeministri sllovak Igor Matoviç (poshte). La Slovaquie va dépister toute sa population | Foto | 7sur7.be Në të njëjtën rrugë të sigurimit të vaksinës ruse është futur edhe Çekia, ndërsa Polonia që ka marëdhënie të tensionuara me Moskën, po përpiqet për sigurimin e vaksinës kineze. Për të nënvizuar dështimin e Europës agjensia e miratimit të vaksinave e së cilës tashmë ka marrë në shqyrtim rusen Sputnik V, gazeta franceze “Le Figaro” e kësaj të premteje, e lexuar nga Lapsi.al shkruante në editorialin e vet: “Nuk është rastësi që dy vende jashtë BE, Britannia e Madhe dhe Serbia, janë kampionët e vaksinimit në kontinentin e vjetër”. Në të njëjtin tekst e përditshmja franceze vazhdonte: “Londra ka zhvilluar vaksinat e veta dhe tani po mbështetet te India për të rritur prodhimin; ndërsa Beogradi u mbështet tek Kina dhe Rusia, i sigurtë se do të harrohej nga miqtë e tij perëndimorë”. Ky dështim dhe mungesë solidariteti e BE që deri më tani ka arritur të marrë vetëm 52 milionë doza na të gjitha vaksinat, ka arsye të njohura. Mëkati origjinal i udhëheqësve të BE-së dhe burokratëve të Brukselit ishte se ata nuk riskuan të investonin në krijimin dhe prodhimin e vaksinave, ashtu sikurse bënë Donald Trump dhe Boris Johnson, duke mbetur klientë të thjeshtë të laboratorëve. Ky çmim që u pagua me vonësë, u pasua më pas edhe nga mungesa e solidaritetit që bëri të harroheshin vende si Ukrahina apo Ballkani perendimor. Një nga kolumnistet më në zë të politikës së jashtme në të përditshmen franceze “Le Monde”, Sylvie Kauffmann shkruante pardje për humbjen e fuqisë së butë të Europës, në rastin e përmbytjes së Serbisë nga vaksinat ruse dhe kineze. “Për sa i përket “soft power” ne pësuam, një fiasko gjigande. Në pamundësi për të përmbushur shpresat për solidaritetit të popullatave të cilat ndjehen thellësisht evropianë edhe nëse nuk janë pjesë e klubit të 27-shes, Evropa humbi një mundësi të shkëlqyer për të promovuar modelin e saj me fqinjët. Ajo i ofroi një bulevard Rusisë dhe Kinës Evropa, duke e humbur rastin të tregonte modelin e saj shoqëror, shkencën dhe vlerat e saj” thuhej në shkrimin e lexuar nga Lapsi.al. Ndryshon qëndrimi për vaksinën ruse/ Si e refuzoi Rama një muaj më parë Prandaj në këtë periudhe, kur të gjithë po e pranojnë fiaskon e Europës, as Shqipëria nuk e ka më luksin të mbetet peng i deklaratave prej fodulli mendjebosh të Edi Ramës, që e refuzoi me ironi ofertën ruse për të sjellë Sputnik V në Shqipëri. Në pamundësi të jetë më properendimore se shumë vende europiane, Shqipëria duhet të kthejë sytë nga Rusia dhe Kina. Ashtu sikurse po bëjnë vendet e Vishegradit (Poloini, Hungari, Çeki, Sllovaki) të cilat i kanë hapur rrugën dozave të “rrezikshme” gjeopolitikisht. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI