Flash

420 të vdekur në Shkurt/ Kush mban përgjegjësi për katastrofën shëndetësore

Lapsi.al 2 March 2021
420 të vdekur në Shkurt/ Kush mban përgjegjësi për

Me 420 të vdekur nga covid-19, muaji shkurt rezultoi të jetë fatal, me shifrat më të rënda të pandemisë. Pritshmëritë për marsin janë mister, por flitet se ngrohja e motit do të sjellë një ulje të përhapjes së covid.

Parashikimet e të ashtuquajturve “ekspertë” nuk kanë më asnjë vlerë, duke parë keqmenaxhimin e deritanishëm të pandemisë. Nëse krahasojmë masat kufizuese me shifrat e përhapjes së virusit del qartë se Komiteti Teknik i “Ekspertëve” nuk ka arritur ta frenojë përhapjen e virusit me masat gjysmake që mori.

Dështoi me detyrimin për vendosjen e maskës në rrugë në tetor të vitit të kaluar, sepse përhapja e virusit u shtua në mënyrë të ndjeshme në muajt në vashdim. Dështoi edhe me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatës natës, sepse sërish virusi u përhap akoma më shumë se më parë.

Në datën 5 janar, kur hyri në fuqi ndalimi i qarkullimit pas orës 22:00 të mbrëmjes, u raportuan 11 të vdekur dhe 660 raste te reja. Pas kufizimit të lëvizjes, shifrat e infeksionit dhe të vdekjeve u rritën sërish.

https://lapsi.al/2021/02/19/analiza-6300-vdekje-me-shume-ne-2020-a-u-fshehen-realisht-shifrat-e-covid/

Komiteti Teknik i Ekspertëve shtoi me dy orë të tjera ndalimin e qarkullimit. Në 11 shkurt, kur hyri në fuqi ndalimi i qarkullimit nga ora 20:00 u raportua për 11 të vdekur dhe 1105 raste të reja.

Në këtë fillim marsi, kur diskutohet një kufizim i mëtejshëm i lëvizjes, numri i të vdekurve është dy herë më shumë, me një mesatare prej 20 humbjesh jete, ndërsa pacientët e shtruar në spitale janë dyfishuar.

Por e kujt është përgjegjesia për keqmenaxhimin e pandemisë?

Kryeministri Rama thotë se përgjegjësia është e ekspertëve. Në disa raste, Rama ka pohuar se vendimet për menaxhimin e pandemisë janë të ekspertëve dhe jo të politikanëve.

E bëri këtë në mars të vitit të kaluar, kur vendi ishte mbyllur në karantinë. Në debatin në RealStory me një prej analistëve, kryeministri shprehej:

“Ne nuk jemi të fushës. Jam shumë i bindur në strategjinë tonë. Nëse ndryshojmë e përcaktojnë ekspertët. Ne kemi ekspertë të kalibrit ndërkombëtar. Deri tani, sa i përket vdekjeve nuk duhet të biem në këtë kurth që të nxjerrim konkluzione pasi janë relative”.

https://lapsi.al/2021/02/11/politike-me-vdekjen-shqiperia-me-numrin-me-te-larte-ne-europe-per-humbjet-e-jetes-gjate-pandemise/

Të njëjtën tezë e përcolli në replikë me deputetin Adriatik Alimadhi, që ankohej për menaxhimin e situatës kur u prek vetë nga Covid.

“I mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!” shprehej Rama.

Ekspertët i përdori edhe kundër presidentit Meta, i cili pati kritika për menaxhimin e situatës në tetor të vitit të kaluar, kur i dërgoi një letër Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me situatën e COVID-19. Rama u përgjigj me të njëjtin argument.

“Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit. Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!, ishte përgjigjia e kryeministrit.

Por sa më shumë kohë kalon, aq  më të rënda bëhen pasojat e pandemisë dhe zërat që denoncojnë keqmenaxhimin janë gjithnjë e më të fuqishëm. Mjeku Erion Dasho pak ditë më parë kërkoi procedim penal për Komitetin Teknik dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë për vendimet që kanë çuar në qindra apo mijëra të vdekur, të cilët sot mund të ishin shpëtuar. Në një status në rrjetet sociale, Dasho shkroi:

"Kemi arritur në pikën kur përgjegjësia e atyre që gatuan këtë çorbë nuk mund të jetë vetëm profesionale dhe morale, por edhe ligjore. Vdekshmëria nga COVID-i, e konfirmuar tashmë nga vdekjet shtesë, nuk mund të mbulohet sado që të vonohet publikimi i raportit të INSTAT-it. Vetëm vdekjet nuk fshihen dot. Ato mund t’i manipulosh në një regjistër morgu, por jo në një regjistër të gjendjes civile!

Pika e parë e kthesës në menaxhimin e epidemisë në Shqipëri është shkarkimi me ceremoni i drejtuesve politikë dhe teknikë të përgjigjes shqiptare ndaj pandemisë. Ministrja dhe ekipi i saj, të pasuar nga komiteti i të ashtuquajturve “ekspertë” duhet të largohen urgjentisht për t’u lënë vendin politikë-bërësve, menaxherëve dhe ekspertëve të vërtetë"

Por ndërsa zërat për keqmenaxhimin e pandemisë shtohen dita-ditës, një prej anëtarëve të Komitetit Teknik, Tritan Kalo këmbëngul se përgjegjësia për menaxhimin e pandemisë është e qeverisë dhe jo e ekspertëve. Kalo thotë se roli i Komitetit është këshillues dhe jo vendimmarrës, duke shfajësuar veten dhe kolegët për menaxhimin e pandemisë.

"Më 31.01.2020 me një Vendim të Ministres së MShMS, u krijua Komiteti prej 11 Anëtarësh të fushave të ndryshme të Shëndetit Publik të kryesuar nga Zv. Ministria e MShMS, për të debatuar e ndërmarë inisiativa në Mirëmenaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19…

Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita…” shkruan Kalo në Facebook.

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI