Flash

BE/ Rama në kurth mes Brukselit dhe skepticizmit të vendeve anëtare

Lapsi.al 1 March 2021
BE/ Rama në kurth mes Brukselit dhe skepticizmit të vendeve
Kryeministri Rama ka mbetur i pakënaqur nga loja e BE-së, që zgjat prej vitesh, ku komisioni i tregon Shqipërisë karrotën, ndërsa vendet anëtare shkopin. Ky hendek i madh u vu re edhe gjatë vizitës së fundit, ku theksua se sipas Brukselit janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ndërsa sipas disa prej vendeve anëtare, vendi ka ende shumë për të bërë. “Sot u zhvillua mbledhja e 11 e Këshillit të Stabilizim Asocimit, mbledhja më e lartë mes Shqipërisë dhe BE. Nga të gjitha analizat që u bënë sot, u komunikua se Shqipëria ka bërë përparime dhe pritet që vendimi për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të merret së shpejti. Shtetet anëtare do të mblidhen në mars dhe BE do të marrë një vendim”, tha kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për integrimin, Zef Mazi. I pyetur në konferencën e përbashkët për shtyp, shefi i diplimacisë së BE, spanjolli Borelli e konfirmoi faktin se sipas tij Shqipëria është gati, por pranoi gjithashtu se disa vende anëtare të BE-së ende nuk janë të bindura për përparimet e bëra. “Pikërisht për këtë arsye ne nuk kemi të fiksuar një datë për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare” tha ai. Lexo me tej:

Rama i zgjat dorën, shihni veprimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikën e Jashtme (VIDEO)

Ndonjë lajm i mirë nuk pritet as në të ardhmen e afërt, duke gjykuar nga sa u tha në konferencën e përbashkët të shtypit, ku u fol shumë për zgjedhjet e 25 prillit, integritetin e tyre, për kandidatët e pastër, për vëzhguesit që duhet të vijnë pavarësisht situatës së Covid 19, duke lënë të kuptohet qartë se nuk do të ketë asnjë përparim drejt BE-së së paku deri në mbajtjen me sukses të zgjedhjeve. “Kemi inkurajuar kryeministrin që të ndjekë aspektet që mbulohen nga rekomandimet e OSBE- ODIHR e Venecia, sa i takon çështjes specifike të blerjes së votës, raporti i fundit i komisionit për Shqipërinë theksoi rëndësinë e një hetimi të shpejtë e transparent të akuzave për shkelje të dyshuara zgjedhore. Po kështu, vendimi i këshillit në mars 2020, theksoi se nisja e proceseve gjyqësore kundër atyre që akuzohen për blerje votash është një nga ato çështje që duhet reflektuar në kuadrin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë. Ky është qëndrimi zyrtar i Këshillit dhe Komisionit”, tha Joseph Borrell. Frustrimi i dukshëm u ndje qartë edhe në deklaratat e kryeministrit. Ai u shpreh me kritika ndaj BE që e kishte harruarr rajonin tonë për vaksinimin. “Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë. Jemi të rrethuar në rajonin tonë nga BE. Njerëzit tanë e ndjenë që vaksinat nuk i meritonin t’i kishin në një kohë me të tjerët. Por ju e dini si shkoi kjo punë. Sot, 140 vende janë pa vaksina, 10 vende kanë marrë vaksinat”, tha ai.

Rama shkon me kritika në Bruksel: Shqipëria u la pa vaksina, ne nuk jetojmë në kufi me BE-në, jemi brenda saj

Rama përdori gjithashtu edhe ironinë kur qesëndisi me pyetjen e një gazetari gjerman për politikat e mbrojtjes, se ne i qëndrojmë besnikë Brukselit sepse këtë jemi mësuar të bëjmë me të gjitha perandoritë edhe me romakët, otomanët dhe sovjetikët. “Ne jemi një vend që kurrë, në asnjë rrethanë nuk ka devijuar nga politika e jashtme e sigurisë të BE. Është një besnikëri unike. Ne tashmë jemi pjesë e kësaj nisme evropiane të mbrojtjes. Ndoshta kështu jemi mësuar të jemi, të jemi besnikë të çdo Perandorie”, tha kryeministri duke dëshmuar se po largohej i pakënaqur nga ajo që kishte marrë nga perandoria e radhës. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI