Flash

Shtohen kufizimet/ Rreziku i pandemisë, shtetrrethimi do fillojë që pas orës 18 00

Lapsi.al 26 February 2021
Shtohen kufizimet/ Rreziku i pandemisë, shtetrrethimi do fillojë

Numri konstant i vdekjeve, i cili po vazhdon me nga 20 viktima në ditë duket se do ta çojë bendin drejt masave më të forta kufizuese dhe drejt zgjarjes së orarit të shtetrrethimit. Shqipëria vazhdon të mbetet nga vendet e fundit në botë për numrin e lartë të viktimave dhe kurba e tyre që nuk po njeh dot uljeje po e çon qeverinë drejt marrjes së masave që rëndojnë ekonominë, ndonëse arka e shtetit është bosh për të përballuar këtë lloj goditjeje të bizneseve.

Por megjithëatë shpëtimi i jetëve po bëhet prioritet në një kohë që numri i viktimave vetëm për shkurtin i ka kaluar 300 vetë.

Lajmin se mund të ketë zgjerim të orarit të shtetrrethimit e dha fillimisht Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare gjatë takimit me mjeket e diasporës. Ai tha se mund të këtë kufizime të tjera, për shkak të situatës së pandemisë.

Ndërsa sot shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino që e cilësoi situatën si shumë shqetësuese konfrimoi nga qyteti i Kukësit, ku nisi procesi i vaksinimit, se ngushtimi i fashës orare dha një efekt të vogël në uljen e shifrave të personave të prekur nga COVID. Ajo shtoi se të hënën e ardhshme do të rishikohet si po ecën situata dhe do të merren masa përkatëse sipas llojit të evoulimit të pandemisë.

https://lapsi.al/2021/02/26/shqiperia-ne-situate-kritike-nga-pandemia-mjeket-kerkojne-mbylljen-e-shkollave-lokaleve-dhe-urbaneve-per-1-muaj/

Sipas burimeve të Lapsi.al, kryeministri Rama, me gjithë hezitimin e gjatë ka vendosur ta ngushtojë edhe me dy orë kohn e ndalim-kalimit. Pas komitetit teknik të së hënës ai pritet të fillojë pas orës 18 00, ku nuk do të ketë më lokale, dyqane dhe restorante hapur duke ndaluar njëkojësisht edhe qarkullimin në rrugë. Të vetmet aktivitete që do të vazhdojnë të lejohen janë shërbimet delivery dhe taksitë, por gjithnjë nëse klientët e tyre kanë justifikim të fortë për të lëvizur pas orarit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI