Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Deklaratat/ Si e drodhi Rama me vaksinimin e personaliteteve

Lapsi.al 21 February 2021
Deklaratat/ Si e drodhi Rama me vaksinimin e personaliteteve

Vaksinimi i disa personaliteteve të jetës publike të vendit shkaktoi një reagim të fortë në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Ishin të shumtë ata që e konsideruan të padrejtë këtë “parakalim” që Rama po u bënte emrave të nderuar të këtij vendi me qëllimin e vetëm për të përfituar politikisht.

Presidenti i vendit Ilir Meta e quajti një “ndarje klasore” të tjerë shkuan edhe më tej kur thanë se ishte “gjenocid” ndërsa MEME-t me personalitete vërshuan në Facebook. Ky përdorim që Rama po u bënte edhe një herë emrave të nderuar la një shije të keqe tek të gjithë pasi edhe njerëz të thjeshtë të kapur në rrugë edhe në TV afër qeverisë pohonin se “askush nuk mund t’i diferenconte kur vinte fjala te shëndeti, pasi janë të gjithë të barabartë para Zotit”.

Në këtë pikë kryeministri Edi Rama bëri një kthesë dhe fajtorë ata që nuk e kishin kuptuar ishin sërish mediat dhe dashakeqët. Të dielën paradite nisi me regji qendrore vaksinimi i të moshuarve në stadiumin Air Albania. Edi Rama që e kishte ndier se pakënaqësia duhej shmangur kur zgjedhjet janë gjithnjë e më afër e kishte gjetur zgjidhjen.

Bashkë ata 25 emra VIP ishin ftuar edhe disa të moshuar të tjerë të panjohur si për të thënë tashmë se nuk kishte asnjë diferencim. Por çfarë ndodhi. Lapsi.al u ka hedhur një vështrim të imtësishëm deklaratave të kryeministrit Edi Rama të javës së fundit për këtë çështje. Vihet re se në qëndrimet hershme, Rama i vendos të parët personalitetet dhe më pas të moshuarit e tjerë.

15 shkurt në Rinas

Deklaratën e parë e bëri mbrëmjen e së hënës në aeroportin e Rinasit kur mbërriti një grusht tjetër vaksinash nga Pfizer. Me ministrat Manastriliu dhe Ahmetaj në krah, Rama doli personalisht t’i priste edhe këtë herë me regji qendrore. Përpara gazetarëve Rama tha se pas mjekëve dhe infermierëve do të fillonte edhe vaksinimi i të moshuarve ndërsa shtoi se do të fillohej me “disa që hynin te kategoria e parë e më të moshuarve”.

“Përsa i përket shtresave të popullsisë, do fillojmë në javët e ardhshme, paralelisht me vaksinimin e mjekëve dhe infermiereve, edhe vaksinimin tek më të moshuarit. Do fillojë me shtëpitë e më të moshuarve, ndërkohë që edhe për të sensibilizuar, edhe për të respektuar disa që hyjnë tek kategoria e parë e më të moshuarve që i kanë dhënë këtij vendi jo pak, do të bëjmë edhe vaksinim të një pjese të tyre, njerëz, të cilët nuk duhet t’i kujtojmë për sa shumë dhanë thjesht kur ndahen nga kjo botë e që kemi detyrimin t’i ruajmë aq sa mundemi e aq sa kemi në dorë ne t’i ruajmë, sepse ne nuk jemi Zoti” – tha Rama.

Pra nuk flitet për kategori të moshuarish dhe vetëm për vaksinimin e disa figurave të njohura.

17 shkurt në Tiranë

Dy ditë më pas, Rama bëri një deklaratë nga Tirana ku e përforcoi qëndrimin që kishte dhënë në Rinas.

“Do të vazhdojmë njëkohësisht këtu me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete, të cilat duhet t’i mbajmë me gjithçka mundemi sa më mirë e jo thjesht të kujtohemi kur të ndahen nga jeta e të mbajmë fjalime” – përsëriti Rama.

18 shkurt në Vlorë

Një ditë më pas shkoi në Vlorë ku përsëriti të njëjtën deklaratë. Madje përpara gazetarëve e theksoi se vaksinimi i të moshuarve nis me personalitetet.

“Ditë për ditë masivisht do të bëhen vaksina në të gjithë rrjetin e mjekëve dhe infermierëve, shumë shpejt të gjithë do të jenë të vaksinuar. Shumë shpejt vaksinimi do të mbarojë edhe në shtëpitë e të moshuarve. Ditën e diel fillojmë me disa personalitete 80 vjeç e lart që do vaksinohen” – tha Rama në Vlorë.

Por tashmë gjërat kishin ndryshuar. “Edhe nëna ime është personalitet” – shkruante dikush në Facebook dhe dukej qartë se kjo ide e Ramës nuk kishte lënë shije të mirë. Në këtë moment hyn në punë propaganda.

19 shkurt

E nisi vetë kreu i qeverisë në Twitter. I mërzitur me akuzat bëri këtë koment: “Po ç'janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?”

20 shkurt ne Fier

Duket se kjo nuk ngjiti ndaj një ditë më pas në Fier u mor gjerë e gjatë. U duk qartë se tashmë historia kishte ndryshuar. Tashmë refreni ishte tjetër. “Të dielën do të vaksinohen personalitete, por edhe të moshuar të tjerë”.

“Të mos harojmë edhe që vaksinimi i tyre është dhe një ndihme që i jepet fushatës së vaksinimit, për të kaluar mesazhin që duhet të vaksinohemi sepse është gjëja e duhur, në kushtet kur qarkullojnë lloj-lloj teorish konspiracioni.” – tha Rama.

21 shkurt në Elbasan

E përsëriti refrenin edhe në Elbasan.

“Faleminderit për pyetjen sepse më jep mundësinë të sqaroj dhe një herë tjetër që flas për personalitetet 80 vjeçare. Pra nuk bëhet fjalë për personalitetet jashtë kësaj kategorie por bëhet fjalë për të filluar vaksinimin e 80 vjeçarëve me disa personalitete që janë 80 vjeçarë e për të dhënë një mesazh solidariteti me ta...”

Dhe nuk mungon as shigjetimi për ata që u dhanë zë reagimeve kundër skenarit të Ramës me aktorë e regjisor që këtë herë (për fat të keq) do të luanin në një shfaqje të shëmtuar politike.

“Është bërë një reagim shumë i padenjë, shumë mizerabël do të thoja lidhur me këtë nga njerëz që kanë mundësinë të komunikojnë me publikun e që e shpërdorojnë rëndom këtë mundësi duke u përpjekur që edhe këtë rast ta shfrytëzojnë për të shfryrë mllefin e tyre ndaj qeverisë, ndaj meje, por kjo nuk është e denjë mendoj unë” – u hakërrye Rama.

Ministria e Shëndetësisë tha të dielën se u vaksinuan 80 të moshuar mbi 80 vjeç. Mes atyre që për vite me radhë i kemi parë e admiruar në ekran kishte edhe disa të panjohur. Një grua e moshuar që doli nga Air Albania pas vaksinimit u pyet nga një prej gazetarëve se çfarë pune kishte bërë në jetë.

“Kam qenë kuzhiniere. Personalitet kam qenë” – tha ajo dhe u largua. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Vaksinimi i personaliteteve/ Fushatë me kamera ndezur

Pse politika e qeverisë që disa ti vaksinojë dhe të tjerët ti ekspozojë përballë vdekjes ka gjenezë genocidiste

Rama ndryshon qasjen ndaj vaksinimit: Do të nisim me personalitetet e njohura, por do të ketë dhe njerëz të zakonshëm

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI