Flash

Vaksinimi i personaliteteve/ Fushatë me kamera ndezur

Lapsi.al 21 February 2021
Vaksinimi i personaliteteve/ Fushatë me kamera ndezur
Që shfaqja të jetë e plotë, parodia duhet të shkojë deri në fund. Edi Rama di ta luajë mirë këtë rol. Pasi mbaroi këtë mëngjes të diele paradën televizive para personaliteteve, kryeministri bëri të paditurin sikur nuk ishte në djeni se e gjitha po transmetohej live. Rama që nuk hedh asje hap pa e treguar në media, këtë radhë "u kap në befasi". Kryeministri iu drejtua me një pyetje ministres Ogerta Manastirliu dhe vartësve të tij. “Ishim live ne tani? ëëë? Ishim live”-pyet Rama, duke lënë të kuptohet se sipas tij, ai nuk ishte në dijeni se aktiviteti po transmetohej në faqen e tij zyrtare në Facebook. Pra shfaqet që pamë në ekran, si dialogu me ish presidentin Moisiu, “gjigant… rri prit aty se ashtu është procedura”, prezumoheshin të ishin konfidenciale. Por me rilindjen asgjë nuk mund të bëhet pa bujë, sepse kështu nuk ka fare vlerë. Kështu ndodhi edhe këtë të dielë kur 24 personalitete dhe 56 të moshuar të zakonshëm, "të zgjedhur nga mjeku i familjes" morrën dozën e parë të vaksinës kundër Pfizer. Lexo me tej:

Rama ndryshon qasjen ndaj vaksinimit: Do të nisim me personalitetet e njohura, por do të ketë dhe njerëz të zakonshëm

Ndryshe nga sa u njoftua se sot, ditë e (diel), do të niste vaksinimi i të moshuarve personalitete mbi 80 vjeç, kryeministri Edi Rama u detyrua të sqaronte tri herë se nuk ka diferencim dhe se në listë janë më shumë qytetarë sesa personalitete. “Nuk ka diferencim“-tha ai. Në fakt, problemi i vaksinimit të diferencuar nga qeveria ngjalli shumë diskutime. Presidenti Meta e quajti atë një proceduar diktatoriale që nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Edhe akademiku Artan Fuga nënvizoi se kjo është një praktikë me gjenezë genocidare: " ...sepse e lidh të drejtën për jetën me tipare “të veçanta”, dhe ndan njerëzit përballlë vdekjes në “ata” dhe “ne”. Po, një politikë e tillë është parimisht e mbështetur në botëkuptim që qoftë edhe pa e ditur dhe padashjen ka fillime ideologjie genocidiste, sepse 80 vjeçarëve “jo personalitete” u thotë me nënkuptim : “Ju të tjerët prisni! Ekspozohuni vdekjes sepse kaq merita keni! ”. Ndërsa media si Dosja.al i kërkuan publikisht personaliteteve të përcaktuar për tu vaksinuar ta rrefuzonin këtë shfaqe të kryeministrit që në mungesë të sigurimit të vaksinave do të ngjallë përçarjen mes shqiptarëve. "Është taktika e kryeministrit, që shqiptarët të mos fajësojnë atë për mungesën e vaksinave për prindërit dhe gjyshërit e tyre, por listën e emrave që do të vaksinohen nesër. Personalitetet, pa paragjykim, artistë, studiues e shkrimtarë mos kini dyshime. Jeni zgjedhur nga vetë Rama. Ai ju ka zgjedhur juve që t’ju vërë përballë shqiptarëve të revoltuar, si një repart special që me mbështetësit dhe admiruesit tuaj, tu kundërviheni të revoltuarve. Kështu, ai jo vetëm do ti shmanget përgjegjësisë por do ti ekspozojë shqiptarët e revoltuar si njerëz që urrejnë edhe juve, si personazhet e këqinj të shfaqjes në këtë luftë për mbijetesë", shkruajti Dosja.al në editorialin e saj. Përballë këtij presioni publik Rama ndryshoi sot disi strategjinë. Ai vendosi për vaksinimin edhe të 56 të zakonshmëve bashkë me 24 të veçantët. Kryeministri e mbrojti edhe publikisht idenë për të veçuar personalitetet. "Më vjen shumë keq për shkulmën e padenjë dhe të neveritshme të disa pseudopersonaliteteve që kanë akses në ekrane, që në mënyrën më çnjerëzore përhapën një tym krejtësisht të panevojshëm, sepse këta njerëz që vaksinohen sot janë të gjithë në kategorinë e plus 80-vjeçarëve dhe fakti që vaksinimi nis me një numër shumë modest, në krahasim me numrin e përgjithshëm që i kanë dhënë kaq vendit e shoqërisë, është një shprehje shumë e sinqertë dhe shumë e thjeshtë, e kuptueshme, e një përkujdesjeje për këta njerëz, të cilët nuk duhet të presim të ndahen nga jeta për t’iu mbajtur fjalimet e për t’iu dhënë dekoratat, siç tanimë është bërë një trend qesharak në Presidencën e Republikës". Por, pavarësisht nga fjalët e bukura, Rama nuk ndejti dot pa nxjerrë fytyrën në seancën e sotme të vaksinimit si për tu thënë edhe shqiptarëve edhe personaliteteve që po merrnin dorën e parë të Pfizerit se vetëm një njeri i vetëm vendos në këtë vend se cili duhet të jetojë dhe cili duhet lënë të përballet me vdekjen. Rama po e shfrytëzon këtë manovër që nuk ka ngjarë në asnjë vend demokratik, për të ndezur një debat fallco rreth vaksinës, para zgjedhjeve, ndërkohë që dozat që Shqipëria do të marrë përgjatë 2021 janë të papërfillshme.

Rama bën fushatë për PS-në me një dorë vaksina

Prandaj ai nga Rinasi, në Shkodër dhe pranë pensionistëve, ai shfaqet kudo ku është vaksina, pavarësisht se kur kamerat janë ndezur, hiqet sikur nuk e di që është Live. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI