Flash

Rama bën fushatë për PS-në me një dorë vaksina

Lapsi.al 16 February 2021
Rama bën fushatë për PS-në me një dorë vaksina

Edi Rama po shndërrohet në barcaletë duke renduar pas atyre pak vaksinave që ka arritur të sigurojë. Besnik i shprehjes delirante: "Ju po vaksionoheni se me keni mua kryeministër", ai shkoi dje në aeroportin e Rinasit për të pritur vetë 1170 vaksinat e Pfizer që mbërritën aty. Por edhe më qesharak është fakti se ai mori personalisht rrugën për në Shkodër duke ndjekur një për një procesin e vaksinimit të mjekëve dhe pleqve të azilit.

Por më e çuditshmja është se sikurse dukeet në pamjet propagandistike të shpërndara nga vetë kryeministri, në këtë proces merrte pjesë , i vënë në radhë pas Ogerta Manastirliut edhe ish paraardhësi i saj Ilir Beqja.

Lexo me tej:

Armand Shkullaku Një vaksinë për të shpëtuar Ramën nga vetvetja

Natyrisht, askush nuk mund të mendojë se Beqja ndodhej në pallatin e sportit në Shkodër për shkak të psstit që ka mbajtur si ministër i Shëndetësisë, sepse me të njëjtën logjikë, aty do të duhej të gjendeshin edhe Petrit Vasili, Nard Ndoka apo Halim Kosova.

Beqja ndodhej aty si socialisti që kryeson qarkun e Shkodrës dhe që do ti prijë listët së deputetëve rilindas në këtë zonë.

Pra, mesazhi është i qartë: vaksinat po ua sjell Rama dhe partia dhe ajo ka të drejtë të bëjë fushatë elektorale me to.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri i përdor flakonët e paktë të Pfizerit për nevojat e tij politike. Ai solli me urgjencë rreth 1 mijë doza, dorazi në Rinas, nga një destinacion i panjohur, atëhere kur iu desh të mbyste me propagandë  skandalin e darëkës së ministrave të tij tek restoranti i Nusretit në Dubai.

Dokumentat/Si erdhi vaksina në Shqipëri, pse Rama se tregoi origjinën

Rama po luan aktorin e cirkut me vaksinën sepse ai e di që qeveria e tij ka arritur të sigurojë një numër papërfillshmërisht të vogël deri në së paku në mesin e këtij viti. Kontrata me Pfizer e zbuluar nga Gogo.al tregon se ajo nuk e mundëson dot nisjen reale të vaksinimit. Vëreni me kujdes tabelën më poshtë, ku janë të ndara intervalet në kohë të furnizimit të vaksinave.

Në kolonën e dytë të tabelës tregohet se në janar do të mbërrinin në Shqipëri pak më shumë se 10 mijë vaksina. Në muajin shkurt do të vinin pak më shumë se 30 mijë vaksina. Pjesa tjetër, prej rreth 450 mijë dozash, vijnë pas muajit korrik. (Q3-Q4 Quarter 3- Quarter4 2021 ose Tremujori 3 dhe Tremujori4 i 2021).

Farsa me vaksinat/ Shqipëria ende buzëqesh me 975 dozat, pas darkës te Nusreti

Pra Rama nuk po merr as vaksinat e premtuara dhe as kontrata e rregullt nuk siguron ndonjë dozë të konsiderueshme për gjysmën e parë të vitit. Prandaj kryeministri po do të fshehë mungesën me shfaqe duke rendur me eskortën e tij, pas furgonit me vaksina.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI