Flash

Mijëra të bllokuar në karvanet e makinave në Lezhë/ Stuhi propagande kundër stuhisë së borës

Lapsi.al 14 February 2021
Mijëra të bllokuar në karvanet e makinave në Lezhë/

Një stuhi e fortë bore nga veriu në jug qe paralajmëruar prej ditësh nga meteorologët, por pavarësisht kësaj, në disa nga rrugët nacionale të vendit, qindra mjete mbetën të bllokuar ose e patën të pamundur të vazhdonin më tej, për shkak të vështirësive në qarkullim. Ishin me mijëra ata që qëndruan për orë të tëra në stuhinë e borës nga nyja e Milotit për në Lezhë dhe më tej, nga Lezha në Tiranë në mjete private apo në autobuza. (video më poshtë).

Shteti u kap në befasi, megjithëse stuhia ishte lajmëruar. Në zonat malore u izoluan shumë fshatra, ndërsa rrugët që lidhin juglindjen me pjesën tjetër të vendit u bllokuan në Librazhd gjatë të gjithë mbrëmjes së të shtunës.

Këto ditë kryeministri Rama ka qenë i fokusuar në rrëfimin se si do të sjellë një copëz Dubai në Durrës (sot qëndroi për tre orë në transmetim live) dhe bashkë me të, e gjithë administrata po punon për mandatin e tretë. Kjo duket se ka qenë arsyeja, se përse nuk u parandaluan në kohë problemet, që do të sillte stuhia e borës.

Mjafton të shihet çorientimi që kapi ministrat dhe policinë pas bllokimit të mijëra njerëzve në aksin Balldre-Lezhë-Milot për të kuptuar se shteti është në gjendje "ku thërret qameti".

E para që reagoi ishte policia e Lezhës, e cila njoftoi se do ta ndëshkonte kompaninë që merrej me mirëmbajtjen e rrugëve. Drejtoria e Policisë në Lezhë njoftoi se “ka nisur procedimi penal ndaj firmës kontraktuese për mirëmbajtjen e kësaj rruge, për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës “, pasi nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me mirëmbajtjen e këtij aks”.

Në të njëjtin njoftim të po të njëjtës polici u tha: “si pasojë e reshjeve të dëborës , prezencës së akullit në rrugë dhe erës së fortë, aksi rrugor Lezhë-Milot është i bllokuar”

Por disa orë më vonë, policët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit, gjetën një tjetër shkak për bllokimin e rrugës. U njoftua se Milot - Lezhë - Shkodër ishte bllokuar për shkak "të një kamioni me targa të Malit të Zi që është spostuar për shkak të akullit dhe erës së fortë". 

Për të treguar se janë në krye të detyrës ministrat u vunë në lëvizje. Belinda Balluku shpërndau një video në Facebook, ku udhëtonte hipur në një borëpastruese dhe tha se po lëvizte në pjesën e autostradës nga nyja e Milotit drejt Lezhës. Balluku tregonte me celular pamjet e një rruge krejt të boshatisur, ku nuk kishte trafik makinash dhe aq më tepër ndonjë karvan të bllokuar. Këtë e bënte kur në media vinin denoncime se makinat ishin varg në këtë segment.

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/02/Balluku.mp4"][/video]

Për ta shfokusuar më tej vëmëndjen, u hodh edhe një dozë koronavirusi. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes, fare papritur, në ERTV u shfaq Ogerta Manastirliu e cila kishte dalë nga shtëpia “për gadishmërinë e përforcuar në kushtet ekstreme të motit”.

Disa qindra kilometra larg situatës së emergjencës, nuk mund të kishte tregues më të mirë të kotësisë së kësaj vizite, se sa shprehja "gadishmëri e përforcuar", e cila u shfaq në diçiturën që shoqëroi filmimet e Manastirliut në ERTV.

Manastirliu foli për skenarin 1, që ka të bëjë me hapjen e spitaleve rajonale për trajtimin e të sëmurëve me covid në kushtet ekstreme të motit. Ky është një hap për të cilin flitet prej muajsh, por rezulton të jetë i kotë, përderisa stuhia e borës, siç e pohojnë meteorologët nuk do të zgjasë më shumë se 24 orë.

Në gjithë orkestrimin propagandistik, "polici-borëpastruese-spitale" për të shuar lajmet e bllokimit të njerëzve në stuhi, hapi më llogjik duket ai i policëve të Lezhës, që menduan t'i hedhin prangat atyre që kishin marrë paratë për të mirëmbajtur rrugët. Por sa më intensive propaganda, aq më pak ka vend për llogjikë.

Jo më kot, pjesa e njoftimit që thotë se “ka nisur procedimi penal ndaj firmës kontraktuese për mirëmbajtjen e kësaj rruge, për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës “, pasi nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me mirëmbajtjen e këtij aksi” mund të gjendet në çdo portal që e përcolli menjëherë informacionin, por nuk gjendet, më në njoftimin e policisë së Lezhës.©Lapsi.al

?Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ?

?️Njoftim për gjendjen e akseve rrugore në Qarkun e Lezhës ,si pasojë e kushteve...

Posted by Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë on Saturday, 13 February 2021

Të këshilluara

The Guardian: Kosova pret Albinin dhe Vjosën

"Kosovarët duket se presin shumë nga aleanca e re Kurti-Osmani, duke pretenduar se Kurti meriton një shans të dytë për t'i dhënë fund kaosit politik dhe për të ...

11:07

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI