Flash

Video/ Rama kapet mat për sulmin e Yuri Kim ndaj Tom Doshit

Lapsi.al 9 February 2021
Video/ Rama kapet mat për sulmin e Yuri Kim ndaj Tom Doshit
Edi Rama po i shmanget si djalli temjanit përplasjes më të fundit që ka nisur mes ambasadës amerikane dhe deputetit të PSD që voton gjithmonë kundër qeverisë, Tom Doshi. Nëse në të gjithë herët e tjera  kur Yuri Kim ka folur në përgjithësi për deputetët me rekorde kriminale, kryeministri nuk ka pasur gajle të përgjigjet duke thënë se nuk prej ta mësojë detyrën e tij nga diplomatët e huaj, këtë herë shefi i qeverisë ka bërë të gjitha piruetet e mundshme për të mos u përgjidgjur. Vënia e gishtit të amerikanëve direkt mbi mikun dhe partnerin e tij politik e ka kapur gafil Edi Ramën. Kryeministri Edi Rama shmangu pyetjen e gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu nëse ka mekanizma për ndaluar kandidimin e Tom Doshi në zgjedhjet e 25 prillit. Teksa gazetarja i përmendi deklaratën e djeshme të ambasadores amerikanë Yuri Kim për kandidatët me probleme me ligjin, kreu i qeverisë tha se mediat përdorin si karem ambasadoren për të bërë telenovela dhe për këtë arsye nuk ka një përgjigje. Lexo me tej:

Yuri Kim kundër Tom Doshit, një mandat më pak për Ramën?

Pra po të shihet me vëmendje videoja e përgjigjes së Ramës poshtë, ajo nuk ka pikë lidhje me thelnib e pyetjes së gazetares i cili qe: “a ka mekanizma ligjorë për ndaluar kandidimin e Tom Doshi”. Për ti shpëtuar kësaj, kryeministri që nuk guxoi ta prekë asnjëherë me gojë emrin e Tom Doshit u përgjigj vetëm për Yuri Kim dhe spekuloi me shtrëmbërimet e gazetarëve që duan ta kthejnë në telenovele historinë mes tij dhe ambasadores.“Sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane nuk do ju jap asnjë përgjigje sepse keni spekuluar dhe abuzuar, jo ti personalisht, por mediat kanë spekuluar në mënyrën më skandaloze duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Përgjigjja ime lidhur me pyetjen që m’u bë, nuk ka nevojë të më vini përpara ambasadoren amerikane për të kujtuar mua detyrën që kam unë para ligjit dhe përpara njerëzve se këtë e di vetë. S’ka nevojë që të ma përdorni ambasadoren si karem për të bërë telenovela. Nuk jap asnjë përgjigje sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane sepse është e pakuptimtë që krijoni telenovela të kota në publik dhe dezinformoni publikun”, iu përgjigj Rama, Eksiona Shehut. [video width="1002" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/02/IMG_2900.mp4"][/video] Në Prrill 2018, as një vit pasi Doshi ishte rizgjedhur deputet në Shkodër, Sekretari i shtetit e shpalli atë dhe familjen e tij “non grata” në Shba. “Departamenti e shpalli publikisht” z. Doshi si të padëshirueshëm dhe të palejuar për të hyrë në territorin e Shteteve të Bashkuara thoshte deklarata e ambasadës amerikane që shpjegonte: “Ligji lejon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose dhunim të rëndë të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e familjes së tyre nuk lejohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhej në deklaratë.

Akuzat e Yuri Kim me reagime të ndryshme/ Tom Doshi e ka përgjigjen, Ramës i mbyllet goja

Por ndryshe nga sa bëri sot miku i tij kryeministër, Doshi atëhere ishte treguar më i guximshëm kur u pyet nga gazetaret për futjen familjarisht në listën e zezë të atyre qe nuk udhetojne dot ne Amerike. “Fëmijët e mi janë nënshtetas australianë s’kanë nevojë as për vizë amerikane, as kanë qenë asnjëherë në Amerikë, as gruaja ime as fëmijët e mi. E gjithë kjo punë është a e merr vizën apo se merr. E dyta kam aplikuar në ambasadë në kohën që kam qenë në hetim, nuk më është thënë që të refuzohet. Merr një letër nga prokuroria më kanë thënë, dihej që isha në hetim. Nuk më është refuzuar me shkrim, apo me vulë" deklaroi atëherë ai. Kryeministri nuk veproi si në rastet e Elvis Roshit, Vangjush Dakos, Ndokës apo prengës kur u bazua në fjalët e tyre për ti marrë në mbrojtje. Këtë herë për rastin e Tom Doshit ai po zgjedh thjeshtë të shmanget. ©Lapsi.al  
 

Të këshilluara

The Guardian: Kosova pret Albinin dhe Vjosën

"Kosovarët duket se presin shumë nga aleanca e re Kurti-Osmani, duke pretenduar se Kurti meriton një shans të dytë për t'i dhënë fund kaosit politik dhe për të ...

11:07

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI