Flash

Basha në instagram duke gatuar/ Kujt i duhet imazhi i burrit të mirë?

Lapsi.al 7 February 2021
Basha në instagram duke gatuar/ Kujt i duhet imazhi i burrit të
Ndonëse në imazhet e shfaqura në Instagram, Lulzim Basha dëgjohet duke i thënë bashkëshortes "Mos e hidh në instagram", duket qartë se pamjet e tij në kuzhinën e vilës duke gatuar një të shtunë për familjarët e vet, janë një operacion i kalkuluar marketingu. Së pari, kjo "rrjedhje e padëshiruar" në rrjetet sociale po bëhet në prag të fushatës elektorale. Së dyti, ky nuk është rasti i vetëm që lideri i opozitës shfaqet me profilin e një babai dhe burri shembullor. Lexo më tej:

Basha shfaqet ndryshe, në kuzhinë duke gatuar: Mos na e hidh në Instagram (VIDEO)

Për vitin e ri ai ai uroi me një foto përkrah vajzave dhe Aurelës duke mbajtur në sfond bredhin e zbukuruar të krishtlindjeve. Më pas u shfaq me një foto në në kravetain e së bijës duke i lexuar përralla përpara gjumit. Dhe tani së fundi me një video në instagram duke gatuar. Résultat de recherche d'images pour "basha me vajzat"Résultat de recherche d'images pour "basha krevat" Pra nuk është aspak rastësi, por një këmbëngulje që tenton ti veshi Bashës imazhin e një familjari shembullor. Nga këndvështrimi i teorive të marketingut politik gjithçka duket si një taktikë e huazuar nga librat shkollorë të strategëve të fushatave elektorale. Kandidatit, për të fituar zgjedhjet, për ta bërë më të pranueshëm për publikun, i skicohet pamja e një lideri familjar, të butë, të pranueshëm që mund të futet kollaj në vatrën e shtëpisë së gjithkujt. Në këtë kuptim nuk është çudi që kjo të jetë një shpikje e këshilltarëve të tij izraelitë. Por, problemi me Bashën është se imazhi i tij nuk mund të rindërtohet me skema të gatshme të përzgjedhura nga manualet e fushatave, por me realitetin shqiptar dhe me anti propagandën që kanë përgatitur kundërshtarët e tij. Në këtë kuptim, nëse rivalët e pikturojnë si një njeri që "fle më shumë sesa punon" nuk dihet se sa produktive është fotoja në krevat duke i lexuar përralla të bijës. Nëse kritikët brenda PD e akuzojnë se mendon më shumë për interesat e familjes së vet biologjike, sesa për ato të asaj politike, fotoja duke u përpjekur për të ushqyer të vetët në rastin me te mire pa efekt. Pra, nëse ka një gjë ku Basha nuk ka nevojë për ndihmën e strategëve të marketingut politik, ajo është ndërtimi i portretit të tij prej babai shembullor dhe familjari model. Résultat de recherche d'images pour "basha vajzat" Résultat de recherche d'images pour "basha vajzat" Promblemet e tij në perceptimin publik janë se sa forcë ka për ti qëndruar vendimeve që merr, sa i vendosur është për të luftuar me kundërshtarët, se sa mund ti rrezistojë presionit të oligarkëve, sot në opozitë dhe nesër nëse fiton zgjedhjet. Prandaj, për ti shërbyer imazhit që i duhet në zgjedhje, ai ka pak nevojë për tu dukur burrë i mirë, përpara urgjencës për tu shfaqur si lideri i fortë. Fjala nuk është për tu shfaqur si Berisha duke thyer rekorde noti apo duke ngjitur maja malesh, as në palestër duke ngritur pesha, apo duke vrapuar maratonë, por ama një gjë kuptohet lehtë, ai nuk ka më nevojë për foto mbi krevat dhe pranë tiganit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI