Flash

Kronologjia/ Vazhdojnë përplasjet Rama - Yuri Kim

Lapsi.al 3 February 2021
Kronologjia/ Vazhdojnë përplasjet Rama - Yuri Kim
Ndërsa zgjedhjet afrojnë dhe presioni i diplomatëve të huaj shtohet për të mos u përsëritur precedenti i mëparshëm ku të inkriminuar futen në listat e PS-së, Edi Rama duket se nuk bën prapa. Përplasjet me ambasadoren amerikane, Yuri Kim vazhdojnë. Prej disa ditësh diplomatja amerikane i ka shtuar apelet në këtë drejtim. ‘Paralajmërimi që bëra (22 Korrik 2020) që kryetarët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre, mbetet i vlefshëm’.   Në verën që shkoi Yuri Kim pati deklaruar: “Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin".  Rama bëri të pa diturin dy ditë më parë. ‘Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetë-deklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. S`kemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka’. Kështu iu përgjigj Rama gazetares Ambrozia Meta e cila i kërkoi të komentonte deklaratat e ambasadores Yuri Kim kundër futjes të të inkriminuarve në listat e partive. [video width="720" height="406" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/02/rama-gati-torturat-1.mp4"][/video] Një ditë më pas, në konferencën për mediat "Ekonomia në Fokus" dje, Rama i pyetur nga gazetarët për komentet e diplomatëve të huaj për verifikimet e kandidatëve, Rama tha se nuk ka pse t'ia kujtojë ambasadorja amerikane detyrën. Lexo me tej:

Deklarata/ Si u tall Rama me apelin e Yuri Kim (video)

"Nuk ka nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time. Kam shumë respekt për ambasadoren amerikane, natyrisht ajo është në të drejtën e vet të thotë atë që mendon. Nuk ka nevojë të ma thotë askush. Unë e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit dhe popullit shqiptar." - u shpreh Rama. (video poshtë). [video width="854" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/02/yt1s_4wCYQvVI_6C4M.mp4"][/video] Nuk vonoi shumë, dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim reagoi me një deklaratë pas mesnatës për përgjigjen e kryeministrit Edi Rama mbi pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë. Andi Bushati: Besojeni, Rama prapë nuk e ka ditur Në një mesazh në “Twitter”, ambasadorja shkruan se drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat sepse thanë disa ambasadorë, por se kërkohet nga ligji shqiptar dhe pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant për BE. “Drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse SHBA e ka bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi. Ata duhet ta bëjnë atë sepse kërkohet nga ligji i Shqipërisë, pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së dhe është një shenjë themelore e respektit për votuesit”, deklaron ambasadorja e SHBA-ve. Nuk është për tu habitur që Edi Rama shmanget, apo edhe tallet me këto deklarata kundrejt thirrjeve të përsëritura të kryediplomates amerikane në vend. Në të shkuarën, për emrat famozë që bëri deputetë dhe kryetarë Bashkie, si Mark Frokun, Prengën, Ndokën, Elvis Roshin, Kajmakun, Valdrin Pjetrin, Edi Rama bëri të pa diturin. (VIDEO) Gënjeshtrat e Ramës sa herë i kapen njerëzit me histori kriminale Manovrat që bën sot duke mos dalë garant se mund të përpilojë një listë që përfaqëson ajkën e PS-së dhe jo banditë ngrejnë pyetjen nëse Edi Rama kërkon të ribëjë atë që ka bërë më parë, masakrimin e zgjedhjeve me kërcënime e blerje votash. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI