Flash

Përfundimtare/ Albin Kurtit i ndalohet garimi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Lapsi.al 29 January 2021
Përfundimtare/ Albin Kurtit i ndalohet garimi në zgjedhjet e 14
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk do të marrë pjesë si kandidat në zgjedhjet e 14 shkurtit. Gjykata Supreme ka rrëzuar ankesën e Kurtit bashkë me atë të ish-ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu, të cilët ankimonin vendimin e KQZ për ti hequr nga lista e votimit. (Ndërsa Liburn Aliut dhe Labinot Demit i është lejuar kandidimi).  Lexo më tej:

Andi Bushati:Po e pengojnë apo e ndihmojnë Albinin

Albin Kurti u penalizua pasi Gjykata Kushtetuese sanksionoi se kandidatët që në 3 vitet e fundit kanë një vendim të formës së prerë nuk garojnë dot. Albin Kurti është dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale, ‘përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe për ‘pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’. Për ironi të fatit ishte vetë Lëvizja Vetëvendosje që çoi në Kushtetuese çështjen e personave të dënuar që mbajnë postin e deputetit. Por, pse Vetëvendosja do të ngrinte këtë çështje nëse do ti kthehej si bumerang drejtuesit të saj?

Iu ndalua kandidimi në zgjedhje nga Gjykata Supreme, reagon Kurti

Për të kuptuar këtë veprim të Lëvizjes Vetëvendosje duhet të kthehemi pas shtatë muaj, më 11 qershor të vitit 2020. Partia e Kurtit do të dorëzonte në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së votimit të 3 qershorit për formimin e qeverisë së re të kryeministrit Avdullah Hoti. Vetëvendosja vlerësonte se pjesëmarrja në votim e deputetit Etem Arifi, i dënuar për një vepër penale, e bënte të pavlefshme dhe jo kushtetues votimin në parlament. “Pjesëmarrja e z. Etem Arifi në seancë dhe votimi i tij, aq më tepër si votë përcaktuese, e thellon edhe më shumë paligjshmërinë e kësaj Qeverie dhe e bën edhe proceduralisht të paligjshëm vendimin e Kuvendit për votimin e Qeverisë. Është e përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës se mandati i deputetit humb ose bëhet i pavlefshëm në rast të dënimit për vepër penale me një vit e më shumë burg”, – argumentonte Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione. Ndonëse i dënuar ai kishte votuar pro formimit të qeverisë Hoti në seancën e 3 qershorit. U deshën gjashtë muaj që Gjykata Kushtetuese, më 21 dhjetor, të vendoste të pavlefshëm votimin e tre qershorit që mandatonte një qeveri me vota minimale, të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Kushtetuesja argumentoi dhe vendosi se, asnjë person i dënuar me formë të prerë në tre vitet e fundit nuk mund të ishte deputet, dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh. Ndërsa u ra dakord që zgjedhjet të mbahen më 14 shkurt dhe Albin Kurti të bashkohej me Vjosa Osmanin duke garuar bashkë e bërë thirrje se “këto nuk ishin zgjedhje, por referendum”, vloi debati nëse Kurti mund të kandidonte për deputet, pasi mbante mbi supe dy dënime në vitin 2018. Pikërisht sot Gjykata supreme bëri fakt atë që pritej. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk u çertifikua për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së, së bashku me 46 kandidatë për deputetë nga listat edhe të partive tjera, po ashtu të dënuar në tri vitet e fundit. Ndërsa Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po kërkojnë të pamundurën, njëri Kryeministër e tjetra Presidente dhe me synimin që ta nxjerrin koalicionin e firmosur mes tyre si fitues të zgjedhjeve, duket se telashet per liderin e Vetëvendosjes nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen. Edhe nëse Kurti siguron votat për të krijuar qeverinë, institucionet e gritura të establishmentit nuk do të dorëzohen. Në të ardhmen nuk është çudi të dëgjojmë nterpretime të llojit: Nëse Kurti nuk kalon filtrat për deputet, a mund të jetë Kryeministër?    ©LAPSI.AL    Vendimi i Gjykates Supreme Prishtinë, 29 janar 2021 – Gjykata Supreme ka pranuar pesë ankesa nga subjektet politike të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të cilat janë ndarë me short dhe janë shqyrtuar nga kolegjet gjyqësore brenda afateve ligjore. 1. Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme. Është ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së, Anr.17/2021, dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Nr.244-2021, lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në, që kandidatët për deputetë Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së. Gjykata Supreme e Kosovës e ka pranuar pjesërisht ankesën e LVV-së, për Liburn Aliun dhe Labinotë Demi Murtezin, pasi që është konstatuar se PZAP ka bërë vlerësim të gabuar të afatit 3 vjeçar duke e llogaritur ditën e shpalljes së zgjedhjeve me datë 6 janar 2021 si ditë përfundimtare për të vlerësuar afatin 3 vjeçar për përshtatshmërinë e kandidatëve, në kuptim të dispozitës të theksuar. Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se afati 3 vjeçar duhet të llogaritet duke ju referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021. 2. Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme. Është ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së, Anr.15/2021, dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Nr.240-2021, lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në që kandidatin për deputet Shemsedin Dreshaj, ta përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e AAK-së, duke vërtetuar pjesën tjetër të vendimit të PZAP-së. Edhe në rastin e pranimit të pjesshëm të ankesës së AAK-së, bëhet fjalë për vlerësimin e gabuar të afatit 3 vjeçar, ndërkohë që duhet referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç, e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021. 3. Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), është refuzuar si e pathemeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme. 4. Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Nova Demokratska Stranka (NDS), është refuzuar në tërësi e pabazuar nga kolegji i Gjykatës Supreme. 5. Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Nisma, është refuzuar si e pabazuar nga kolegji i Gjykatës Supreme.
 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI